FOTO/ Njihuni me Kosovën, fshatin e mrekullueshëm në Bullgari

FOTO/ Njihuni me Kosovën, fshatin e mrekullueshëm në Bullgari

14:36, 24/11/2018
A+ Aa A-

Mbase nuk e keni ditur por në Bullgari ekziston një fshat i quajtu Kosovë.

Fshati Kosova është i vendosur në Malet e Rodopit, në pjesën qendrore. Ai është i rrethuar me natyrë të paprekur, me katër lumenj që rrjedhin përmes tij.

Mund të arrihet lehtë nga qytetet Asenovgrad (30 km), Pamporovo (36 km), Plovdiv (50 km) dhe Sofje (197 km).

Image

Në fshatin e Kosovës  shtëpitë mbahen ashtu siç kanë qëndruar dikur, pasi është praktikisht i braktisur,  ka 5-10 banorë të përhershëm. Ka shumë vende në Bullgari ku fshatrat janë ruajtur ashtu siç ishin kur kishte jetë të gjallë në to. Fshati i Kosovës duket sikur ka dalë nga një pikturë e shekullit të 19-të. Shtëpitë e vjetra prej guri janë ruajtur në formën e tyre të përhershme.

Image

Rrugët janë të përsosura, siç ishin dikur, dhe ka vetëm një rrugë të asfaltuar, të gjithë pjesa tjetër janë të mbuluara me kalldrëm, të mbushura me bar, dhe në vende, në mes të shtëpive ka hapësira të gjelbëruara. Mbi kodrat rreth e rrotull, ka katër lumenj, të cilët shërbejnë si burime për të gjithë fshatin, shtëpitë e shpërndara janë në harmoni të plotë me natyrën./MeteoBallkan

Shikoni pamjet nga ky fshat i mrekullueshëm:

ImageImageImage

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco