Përpjekje për të kontaktuar alienët

Përpjekje për të kontaktuar alienët

12:15, 21/11/2018
A+ Aa A-

Një tjetër mesazh do të dërgohet në hapësirë në kërkim të civilizimeve të panjohura.

Kështu, pas 44 vitesh nga radiomesazhi i parë i drejtuar në thellësi të hapësirës, në drejtim të yjeve M13 në yjësinë e Herkulit, vrojtuesi kozmik i Porto Ricos po punon pikërisht mbi një të ri, duke përdorur teknologjitë e avancuara.

Në fakt ka nisur një konkurs ku grupe të ndryshme studentësh duhet të ideojnë një version të ri radiomesazhi.

Fituesit do të shpallen në vitin 2019.

Mesazhi origjinal i dërguar në 16 Nëntor të 1974 ishte në kod binar, i gjatë 3 minuta dhe jepte informacione për koordinatat e sistemit tonë diellor, por edhe të dhëna mbi racën njerëzore, si struktura e ADN-ja.

Ky komunikim i viteve 70 në kërkim të qytetërimeve të mundshme aliene u konsiderua si një ngjarje simbolike më rëndësi, por sot, thonë shkencëtarët, për të rishkruar atë mesazh, kërkojmë edhe idetë e të rinjve në mbarë botën.

Klan Plus

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco