Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Vajza nga Tirana lidhet me burrin e martuar: Më mban si princeshë por kam një problem

Vajza nga Tirana lidhet me burrin e martuar: Më mban si princeshë por kam një problem

20:02, 20/11/2018
A+ Aa A-

Lidhja me burra të martuar është një nga fenomenet jopozitive që ndodhin në shoqërinë tonë, ashtu si në çdo shoqëri tjetër. Megjithatë të shumta janë vajzat që zgjedhin këtë mënyrë jetese.

Në një lidhje të tillë është përfshirë edhe një e re që jeton në Tiranë, e cila thotë se është e lumtur me zotërinë e martuar, pasi ai e mban si princeshë.

Por vajza ka një problem dhe për këtë arsye kërkon mendimin e gjithë ndjekësve.

Sipas saj i dashuri është shumë xheloz dhe ndonëse i jep çfarë do ajo nga ana materiale, ai po e kufizon për të dalë nga shtëpia.

Ajo kërkon një mendim të sinqertë nga kushdo që lexon letrën ndërsa thekson se është mërzitur nga kjo lloj jete.

Vajza shkruan:

Pershendetje JOQ.Jam nje vajz e re,24 vjece, e dashuruar me nje zoteri shum të pasur. Ai esht familjar, por jemi shumë te lidhur me njeri -tjetrin, problemi eshtë se është shum xheloz dhe nuk më le të dal fare as nga dera e shtëpisë. Më ndjek në çdo moment, unë e dua shumë, por mendoj qe duhet te ndahem, jam mërzitur duke e pritur atë për të dalë  me dikë, apo për të shkuar në ndonje vend. E theksoj qe më mban shumë mirë si princeshë, per çdo gje mi ploteson, por problemi eshtë qe ndihem e vetmuar. Pasi jam larguar nga shoqeria nga shoqet e mia me te ngushta dhe nuk di cfarë te bej. Ndihem shumë e merzitur me këtë lloj jete. Nuk dija ku të shprehesha të merrja nje mendim. Kush mund te me japë një mendim te sinqertë: të vazhdoj lidhjen te jetoj si princeshë e vetmuar apo te ndahem dhe te jetoj jetën time e varfër dhe e lumtur?"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xhevair SK Bukuroshi23/11/2018 20:47

Qenke vertet në hall të madh. Nga njera anë jeni të dashuruar marrezisht, nga ana tjeter ka shume xhelozi dhe partneri eshte i martuar. Unë të rekomandoj të bisedosh me një psikologe me eksperience.

Hasan Vollga22/11/2018 18:16

Ti moj vajze duhet te dish që zgjedhjet e njeriut në jete apo në fusha te tjera, varen kryesisht nga kultura dhe edukata e njeriut. Me pak fjale, "peshoji " te mirat dhe mangesite e lidhjes. Vajza e mençur ne kete rast nuk ndahet.

Shto koment

Denonco