Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

FOTO/ Nga kamerier në partner i Facebook, historia e shqiptarit Uljan Sharka

FOTO/ Nga kamerier në partner i Facebook, historia e shqiptarit Uljan Sharka

15:11, 20/11/2018
A+ Aa A-

U largua nga Shqipëria më 2008 pa ditur asnjë fjalë në italisht.

Për të siguruar jetesën në Milano punonte si barist e shitës, pa hequr asnjëherë dorë nga studimi i pasionit që kishte në jetë,  informatika.

E kështu, kod pas kodi, algoritëm pas algoritmi, krijoi xhevahirin e tij, Crystal, një software i inteligjencës artificiale që iu mundëson të gjithëve punonjësve, edhe atyre që nuk marrin vesh nga informatika, të flasin me të dhëna sipërmarrjeje.

Image

Praktikisht kanë mundësi të pyesin e të marrin përgjigje me zë, në gjuhë natyrale, për gjithçka që e bën punën më efikase, njësoj si komunikimi me një koleg më ekspert.

Sot Uljan Sharka, 26 vjeç, drejton një shoqëri, iGenius, me 100 bashkëpunëtorë të shpërndarë në katër vende, klientë të profilit shumë me të lartë, me një vlerë 200 milionë euro dhe njohje ndërkombëtare, që shkon nga përmendja nga Google si konsulenti i parë virtual në botë për business data deri në partneritetin me Facebook në të cilin krijohen fushata marketingu automatike.

Image

Eksperienca e Uljan Sharkës

‘Crystal është një konsulent virtual, një sistem bisedues i ngjashëm me Siri, Google Assistant apo Amazon Alexa, të cilët tashmë jemi mësuar t’i përdorim në botën e të dhënave personale e që iu bëjmë pyetje të tipit se si do të jetë moti nesër. Në vend të pyetjeve të tilla, Crystal lidhet me databazën private të firmës – që mund të jenë të dhëna mbi shitjet apo për klientët – e më pas, pasi ka arritur lidhjen me këto të dhëna, Crystal i përpunon, mëson prej tyre e na jep mundësi të flasim me zë me të dhënat.

Pra, në vend që të pyesim se si do të jetë moti nesër, mund të pyesim ‘si kanë shkuar shitjet në tre muajt e fundit?’, apo më mirë akoma, mund të pyesim ‘si do të ecin shitjet në dy javët e ardhshme?’, bazuar në këto të dhëna.

Crystal përgjigjet me zë natyral, si të ishte njeri. Sot kemi gjashtë gjuhë, ndër to edhe italishtja. Më tej, bën sugjerime që na lejojnë të zbulojmë të dhëna të reja dhe informacione të vlefshme lidhur me pyetjen e bërë.

Image

Prandaj, nëse ndodh që teksa kërkojmë informacion për shitjet Crystal kupton që parashikohet rënie pasi nuk janë arritur disa objektiva vendimtarë, na e bën të ditur në përgjigjen për pyetjen tonë. E gjitha vjen automatikisht dhe me një gjuhë të natyrshme.

Gjithesei, Crystal është thjesht një konsulent informatik, një software shumë i zhvilluar që na lejon një përqasje në mënyrë novatore në të dhënat e firmave tona. Nuk do ta zëvendësojë kurrë punën e bërë nga një person i vërtetë, jemi ende shumë larg kësaj’, thotë Uljan Sharka për Gr1 Economia në Radio RAI.

Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco