Uzina në Belgjikë gabim me bonuset, ju mbush llogaritë punonjësve

Uzina në Belgjikë gabim me bonuset, ju mbush llogaritë punonjësve

23:09, 12/11/2018
A+ Aa A-

Punonjësit në një uzinë të shkrirjes së çelikut në Belgjikë, janë befasuar por edhe kanë shijuar një fundjavë vërtetë të këndshme pasi gjetën në llogaritë e tyre bankare 30 mijë euro shtesë.

Paratë, që siç u mësua më pas, ishin një gabim i stërmadh pasi në fakt, ata do të merrnin një bonus prej vetëm 100 eurove.

Sidoqoftë, pati nga ata që përfituan diçka… Disa u nxituan t’i përdornin më së miri fondet, paguan borxhe apo edhe i luajtën në kazino…por tani, kompania i kërkon paratë mbrapsht.

Nuk është bërë e qartë se sa nga 230 punonjësit e uzinës, me pagë mesatare 1600 euro në muaj, morën bonusin gjigant por, siç bëhet e ditur, janë të paktë ata që e kanë pësuar dhe janë të detyruar tani të kthejnë pas çdo cent.

“U shokova kur pashë gjendjen e llogarisë sime. Por dukej se ishte një gabim, ndaj nuk preka asgjë. Mora vetëm pagën dhe e lashë mënjanë pjesën tjetër deri sa të mësoja diçka më shumë”, thotë një punonjës duke shtuar se njeh të tjerë që kanë shpenzuar një pjesë të shumës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco