Lindi vajzën e përdhunimit nga njerku, 20-vjeçarja rrezikon 20 vite burg

Lindi vajzën e përdhunimit nga njerku, 20-vjeçarja rrezikon 20 vite burg

18:56, 12/11/2018
A+ Aa A-

Imelda Cortez ka qenë në burg që nga viti 2017. Kur ajo ishte vetëm 19 vjeç në El Salvador, solli në jetë një fëmijë,  pas përdhunimeve të vazhdueshme nga njerku i saj 70-vjeçar. Vajza sipas mjekëve kishte tentuar të abortonte, një praktikë që në shtetin e Amerikës Qendrore është e paligjshme në çdo rrethanë dhe kjo është arsyeja pse Cortez rrezikon të paktën 20 vite burg.

Guardian publikon fjalët e Bertha María Deleón, avokatës së vajzës.

“Kjo është padrejtësia më ekstreme dhe skandaloze kundër një gruaje që kam parë ndonjëherë. Shteti ka shkelur në mënyrë të përsëritur të drejtat e Imelda si viktimë”.

Për të rindërtuar historinë, duhet të kthehemi në vitin 2017. Imelda Cortez vjen nga një familje rurale në San Miguel dhe siç shpjegohet te revista Factum, Salvadoran, abuzimi filloi kur ajo ishte vetëm 12 vjeç, pastaj në moshën 15-vjeç filluan përdhunimet dhe pastaj kërcënimet: “Njerku im më tha që nëse do të thoja diçka, ai do të më vriste mua, nënën time dhe vëllezërit e mi“.

Njerku, thotë Cortez në intervistë, “Nuk donte të kisha një të dashur, ai më donte mua të gjithë për vete. I thashë se nuk do të mbyllja historinë time dhe ai tha nëse nuk  i jepja fund, do të kujdesej vetë për të”.

I fejuari i vajzës ishte i frikësuar dhe vendosi ta linte atë, pastaj u nis për në Shtetet e Bashkuara. Vajza kishte frikë nga dhuna e njeriut dhe nuk i rrëfeu asnjëherë abuzimet dhe vuajtjet. Ajo as nuk e kuptonte se ishte shtatzënë sepse ajo vazhdonte të kishte  perioda.

Por kur ajo filloi të ndjehet keq, ajo u dërgua në klinikë dhe pas të gjitha testeve mjekët gjetën një infeksion të traktit urinar dhe i thanë asaj se ajo ishte duke pritur një fëmijë.  Ajo ende nuk e besonte lajmin që priste një fëmijë, sepse ajo nuk kishte pasur kontakte me askënd tjetër  dhe njerku i kishte thënë se ishte steril.

Më 17 prill 2017 ajo lindi në shtëpi larg spitalit, gjatë kohës që ishte në banjë, pastaj humbi vetëdijen dhe u dërgua në klinikën ku mjekët ‘zbuluan’ se vajza kishte kryer një abort dhe e denoncuan atë në polici.

Fëmija ishte në shtëpi dhe ishte mirë. Procesi filloi të njëjtën ditë. E akuzuar për tentativë vrasjeje të rëndë dhe abort të dështuar, ajo e justifikoi veten duke thënë se nuk kishte idenë e shtatzënisë.

Në gjyqin e 12 nëntorit, i takonte mbrojtjes të tregonte se vajza nuk kishte ndër mend të abortonte, duke specifikuar se fëmija është rezultat i dhunës seksuale që vuante vajza.

Në El Salvador kishte marshime të shumta për të liruar vajzën, një peticion të lançuar në Change.org, dhe Hashtag #SalvemosAImelda.  Njerku do të gjykohet për përdhunimin të vazhdueshëm ndaj një minorene. Sipas Guardian, historia e Cortez është e zakonshme në El Salvador, një histori e dhimbjes dhe varfërisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco