VIDEO-FOTO/ Revolucioni në strehim, këto janë shtëpitë e të ardhmes

VIDEO-FOTO/ Revolucioni në strehim, këto janë shtëpitë e të ardhmes

13:57, 12/11/2018
A+ Aa A-

Personat e pastrehë në Detroit, SHBA, do të mund të kenë një shtëpi të tyren falë një revolucioni të vogël në tregun e pasurive të patundshme nga “Tiny Homes”.

Tiny Homes (Shtëpi të vogla) kushtojnë vetëm 90 cent për metër katror dhe blihen për 250 euro në muaj në vetëm shtatë vjet.

Nga jashtë mund të duken të vogla, por kanë të gjithë komfortin e duhur dhe mund të strehojnë një familje të tërë.

Ideja për Tiny Homes i përket Faith Flower që ka vendosur të ndërtojë në hapësirat e papërdorura të lagjes së saj 25 shtëpi për të varfrit.

“Kostoja e përgjithshme për shtëpi është nën 10 mijë dollarë, por pas blerjes mund të kenë vlerë të paktën 50 mijë dollarë. Mund edhe t’i shesin, për të blerë diçka tjetër e kështu t’u lënë diçka fëmijëve”, thotë Faith e emocionuar.

Tiny Homes ofrojnë shumë shërbime falas për banuesit, si konsulentë financiare, ushqimore e mjekësore. ‘Është e drejtë që të gjithë të kenë mundësinë t’i drejtohen një doktori apo financieri’.

Image

Krijuesja do të botojë një libër ku shpjegon ‘formulën sekrete’ të projektit që do të ndihmojë njerëzit kudo në botë për të pasur shtëpitë e tyre.

Faith ka vendosur ta ndajë me të gjithë “recetën” për të mundësuar që edhe të tjerë të ndjekin shembullin e saj dhe aktualisht për të po shkruajnë të gjitha gazetat e mëdha të botës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco