Turisti anglez kafshohet nga macja dhe vdes nga tërbimi

Turisti anglez kafshohet nga macja dhe vdes nga tërbimi

13:40, 12/11/2018
A+ Aa A-

Një anglez ka ndërruar jetë, pasi u sëmur nga tërbimi. Ai ndodhej për pushime në Marok, ku u kafshua nga një mace dhe u infektua me këtë sëmundje, raportojnë zyrtarët shëndetësorë të Anglisë.

Institucionet shëndetësore kanë lëshuar njoftime për ta shmangur kontakin me kafshët në vendet e prekura nga tërbimi. Kjo sëmundje nuk gjendet në kafshët shtëpiake dhe kafshët e egra në Britani të Madhe, por britanikët u infektuan me këtë sëmundje në periudhën mes vitit 2000 dhe 2017, kryesisht pasi i morën kafshët e tyre në udhëtime jashtë vendit. Sidoqoftë, disa lloje të lakuriqit në Britani të Madhe mund ta transmetojnë një virus të ngjashëm me tërbimin.

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se nuk ka rrezik për infektim të përmasave të gjera. Sidoqoftë, punëtorët shëndetësorë dhe të afërmit e të vdekurit janë testuar dhe u është ofruar vaksinimi, si masë parandaluese kundër përhapjes së mundshme të sëmundjes.

Tërbimi është një infeksion që e dëmton trurin dhe sistemin nervor qendror. Njerëzit infektohen me këtë sëmundje përmes kafshimit apo gërvishtjes nga kafshët. Nuk ka dëshmi se sëmundja është transmetur ndonjëherë nga një njeri te një njeri tjetër. Kjo sëmundje është më tepër e përhapur në Azi dhe Afrikë.

Dr. Mary Ramsay thotë se njerëzit duhet të jenë të informuar për këtë sëmundje para se të udhëtojnë drejt vendeve që janë të prekura. “Nëse jeni kafshuar, gërvishtur apo lëpirë nga një kafshë, duhet që patjetër ta pastrojnë varrën apo lëkurën me shumë sapun dhe ujë dhe poashtu t’i kërkoni këshillat e mjekut”, tha ai. Rasti i fundit në Britani para këtij rasti ishte shënuar në vitin 2012, kur një person ishte kafshuar nga qeni në Afrikën e Jugut., shkruan “BBC”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco