Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

VIDEO/ Gjarpri kafshon burrin 45-vjeçar në ‘vend të lig’

VIDEO/ Gjarpri kafshon burrin 45-vjeçar në ‘vend të lig’

20:44, 10/11/2018
A+ Aa A-

Një gjarpër, i gjatë 3 metra i cili fshihej në tualetin e një zyre në Tajlandë ka kafshuar organin gjenital të 45-vjeçarit Terdsak Kaewpangpan.

Pas kafshimit nga pitoni, 45-vjeçari nga Bangkok u dërgua me urgjencë në spital pasi hoqi gjarprin me duar nga trupi i tij.

Ulërimat e tij detyruan kolegët që të hidhnin poshtë derën e tualetit për ta ndihmuar që të shpëtonte nga zvarraniku.     

"Ndjeja diçka që kafshoi penisin tim. Kur pashë gjarprin, instinktivisht e kapa dhe e hoqa nga organi. Duhet të isha treguar më i kujdesshëm. Para 2 muajsh, pashë një gjarpër në tualetin e shtëpisë. Nuk ma merrte mendja që mund të më dilte sërish", tha burri që u trajtua me 15 qepje në spital.

U desh ndërhyrja e ekipit të kapësve të gjarpërinjve, që të arrinte të nxirrte zvarranikun nga tualeti para se të kafshonte ndonjë njeri tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco