Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Mos u mërzisni nëse e keni penisin e vogël/ Ja çfarë thotë ekspertja e seksit

Mos u mërzisni nëse e keni penisin e vogël/ Ja çfarë thotë ekspertja e seksit

16:40, 31/10/2018
A+ Aa A-

Më në fund vjen një lajm i mirë për të gjithë ata meshkuj që kanë një penis të vogël. Një djalë ka shkruar tek rubrika Reddit për të treguar historinë e tij personale për eksperiencën seksuale që ka patur me femrat me mikropenisin e tij.

Ai shkruan:

Kam lexuar çdo artikull, studim dhe postim rreth mikropenisi dhe duket sikur ka një konsensus që gratë nuk marrin kënaqësi nga penetrimi.

Në filma ju shihni dy personazhe kryesorë që afrohen me njëri-tjetrin nën një atmosferë shumë romantike, ata puthen dhe fillojnë të bëjnë seks. Ajo që ma thyen zemrën është se e di që nuk do jem kurrë në gjendje t’i jap një gruaje atë kënaqësi që mund ta përjetojë me një mashkull që “s’vuan” nga mikropenisi.

Unë e di që mund t’i jap asaj kënaqësi me anë të stimulimit, por nuk është e njëjta gjë. Gratë flasin për “mbushje” siç është ndjenja më e mahnitshme në botë dhe ndihem keq që nuk mund t’ua siguroj këtë ndjenjë.

Gjithashtu kam provuar ta vras veten më parë, teksa kam qëndruar sipër në ndërtese me orë të tëra duke menduar të hidhem por nuk e bëra dot.”

Këtij problemi të të riut i ka dhënjë një përgjigje ekspertja e seksit Elizabeth McGrath.

Ajo tha:

Seksi është ndjesia e gjithë trupit tonë. Kur flasim për marrëdhënie sentimentale dhe marrëdhënie seksuale besoj që biseda mund të shtrihet shumë më gjerë se sa tek madhësia. Në vend që të përqendroheni tek kjo, mundohuni të gjeni mënyra të tjera, siç janë lodrat e seksit. Çfarë të keqeje kanë nëse ju japin kënaqësi dhe ndiheni rehat me përdorimin e tyre.

Jeta nuk rrotullohet rreth madhësisë së penisit që ka partneri apo jo?! A nuk keni gjëra të tjera që ju përmbushin kur jeni me të? Epo, duhet t’ja bëni vetes këtë pyetje para se të mendoni se jeta juaj varet nga madhësitë.”

Në lidhje me mënyrën se si burrat duhet t’i tregojnë një partnereje faktin se ata kanë një penis më të vogël se mesatarja, McGrath mendon se nuk ka nevojë për një paralajmërim, pasi kjo e përforcon idenë se nuk është diçka normale kur në fakt është më se normale.

 

Pra, nëse ju keni një mikropenis nuk është fundi i botës. Gjëja më e rëndësishme është të argëtohesh, në fund të fundit të gjithë janë të ndryshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco