Kjo grua thotë se ka dashnor një fantazmë dhe se do të martohen!

Kjo grua thotë se ka dashnor një fantazmë dhe se do të martohen!

23:27, 30/10/2018
A+ Aa A-

Ndonjëherë thuhet, se në botën ku jetojmë, çuditë nuk kanë fund. Kjo shprehje është shumë e vërtetë.

Deri më sot kemi dëgjuar shumë gjëra të çuditshme, por ajo që do të lexoni më poshtë do t’ju lërë vërtetë pa fjalë.

Një grua, që pretendon se është në lidhje me një fantazmë, thotë se ai i ka propozuar asaj për martesë dhe se dëshiron të ketë fëmijë me të.

Amethyst Realm, që punon si një udhëzuese shpirtërore, thotë se u dashurua në partnerin e saj fantazmë, pasi e ‘takoi’ atë gjatë një udhëtimi në Australi.

Shpirti australian nuk ishte dashuria e parë e Amethyst, por kjo ishte diçka speciale.

Duke shpjeguar se si u takuan, ajo tha:

Nuk isha joshur nga një fantazmë për një kohë dhe pasi isha larg me punë, të filloja një marrëdhënie të re, ishte gjëja e fundit që e mendoja. Pastaj një ditë, ndërsa po ecja nëpër shkurre, duke shijuar natyrën, papritmas ndjeva këtë energji të pabesueshme. Një dashnor i ri kishte ardhur.

Duket se marrëdhëniet me fantazma vijnë shumë më lehtë, sesa me njerëz, që në fakt jetojnë. Historia e Amethyst mund të dëshmojë, se fantazmat ekzistojnë, ato mund të fluturojnë lirshëm si nëpër filma.

Edhe pse shumicës prej nesh kjo mund të na duket tepër e çuditshme, Amethyst insiston se fantazma australiane është fati i saj, duke thënë:

Jam shumë e lumtur që e kam gjetur. Thellë në zemër e di se ai është i duhuri për mua.

Sipas The Sun, çifti janë aq të lidhur, sa që, në fakt fantazma i ka kërkuar asaj që të martohet me të. Ajo është “pajtuar” dhe çifti tani janë duke planifikuar martesën. Ndoshta Halloween do të ishte koha e duhur që ata të martoheshin, por, kush e di?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco