Mjekët i nxjerrin 122 gozhdë nga barku 33-vjeçarit

Mjekët i nxjerrin 122 gozhdë nga barku 33-vjeçarit

21:15, 23/10/2018
A+ Aa A-

Mjekët e një spitali në Etiopi kanë mbetur të shokuar pas një operacioni që realizuan. Ata konstatuan 122 gozhdë në bargun e një burri 33-vjeçar.

Përveç gozhdëve, ata nxorrën edhe pjesë xhami si dhe kruajtëse dhëmbësh.

"Pacienti ka vuajtur nga sëmundjet mendore për 10 vitet e fundit dhe ndaloi marrjen e ilaçeve para dy vitesh, dhe filloi të konsumonte objekte të ndryshme.

Mendoj se ai ka konsumuar sendet me ndihmën e ujit, por ai është me fat që ato objekte të mprehta nuk kanë prerë stomakun e tij, pasi mund t’i shkaktonin infeksione të rënda, madje edhe vdekje", tha kirurgu për AFP.

Operacioni zgjati dy orë e gjysmë, ndërsa kirurgu shtoi se pacienti ishte duke u rikuperuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco