VIDEO/ Shpërthen goma e kamionit dhe hedh në erë nënën me foshnjën e saj

VIDEO/ Shpërthen goma e kamionit dhe hedh në erë nënën me foshnjën e saj

18:31, 23/10/2018
A+ Aa A-

Shpërthimi i një gome kamioni, ka hedhur në ajër një nënë dhe foshnjën e saj.

Pamje tronditëse janë kapur nga kamerat e sigurisë pranë një dyqanit në Kinë, ku shfaqen disa punëtorë duke e fryrë gomën.

Momente më vonë, rrota shpërthen dhe fluturon në drejtim të nënës dhe foshnjës së saj, e cila ishte duke kaluar rastësisht në atë zonë.

Gruaja “fluturon” në ajër bashkë me foshnjën, pas shpërthimit të rrotës. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar pa dëmtime, ndërsa nëna e tij ka marrë lëndime të lehta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco