Mami, babi apo në emër? Ja si t’i thërrisni vjehrrit tuaj

Mami, babi apo në emër? Ja si t’i thërrisni vjehrrit tuaj

19:36, 22/10/2018
A+ Aa A-

Mënyra si ju i thërrisni vjehrrin dhe vjehrrën ndikon direkt tek marrëdhënia juaj në të ardhmen. Çdo familje është unike, por disa gjëra janë njësoj për çdo marrëdhënie, prandaj ne do t'ju këshillojmë se si të veproni edhe në këtë rast. Në shumë familje dhëndrat dhe nuset bëhen për prindërit shumë të afërt dhe ata ndihen mirë nëse i thërrasin babi dhe mami. Mirëpo, ndonjëherë është e vështirë t'i thërrasësh ata "Babi" dhe "Mami".

Mënyra më e mirë për ta zgjidhur këtë problem është që t'i pyesni ata. Bëhuni gati që të respektoni zgjedhjen e tyre. Nëse ata ju kërkojnë që t'i thërrisni në emër, bëjeni. Nëse vjehrra dhe vjehrri ju kërkon që t'i thërrisni "Mami" dhe "Babi" do të duhet ta bëni. Pasi të bëheni prindër edhe ju dhe ata të bëhen gjysh dhe gjyshe, ndoshta do ta keni më të lehtë për t'i thërritur, pasi do t'ju lehtësohet puna.

Edhe ju do të t'i thërrisni njësoj si fëmijët tuaj "Gjysh dhe gjyshe". Nëse ata janë shumë të rinjë dhe e kanë problem që t'i thërrisni gjysh dhe gjyshe, atëherë kthehuni edhe një herë tek mënyra se si i thërrsnit përpara se të bëheshit prindër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco