Përmes këtyre detajeve kuptoni nëse është i mirë në seks ose jo

Përmes këtyre detajeve kuptoni nëse është i mirë në seks ose jo

23:12, 19/10/2018
A+ Aa A-

Tema e seksit, është pak delikate, sidomos nëse flitet hapur.

Ndoshta ai, ose ajo ju ka thënë se jeni të mirë në krevat, por ekspertët kanë listuar disa shenja që tregojnë se vërtet jeni të mirë në shtrat.

1. Jeni të ndjeshëm

Sipas tyre, ka shumë rëndësi nëse jeni të ndjeshëm apo jo. Një marrëdhënie seksuale me ndjenja është më e mirë se një pa të tilla. Ju do e shijoni më shumë seksin në këtë mënyrë.

2. Përdorni gjuhën në mënyrën e duhur

Teknika e puthjes me pasion është një tregues shumë i saktë, nëse jeni të mirë në marrëdhëniet intime.  Një nga personat që është pyetur në lidhje me seksin, ka pohuar se puthja e mirë ndikon shumë për një seks të kënaqshëm. Nëpërmjet puthjes, depërton më shumë në ndjenjat e vërteta të pasionit që kanë partnerët mes tyre.

3. Vendoni varëse të ngushta te qafa

Edhe pse mund të duket i  habitshëm si tregues, është i vërtet. Sidomos femrat që i përdorin, mund të jenë të nxehta në shtrat. Kjo tendencë, sipas intv.al  i përket viteve 90’ dhe kohët e fundit po përdoret sërish.

4. Keni  pasur një lidhje të gjatë më parë

Studimet kanë treguar se personat që kanë pasur një lidhje të gjatë, janë më shumë pasionant. Kjo gjë tregon, se periudha e gjatë kohore me dikë, i ka mbajtur më të lidhur edhe nga marrëdhënia seksuale. Kushtojini vëmendje këtij fakti!

5. Jeni të qetë dhe modest

Njerëzit që nuk flasin për veten e tyre, sesa të mirë janë në seks, janë shumë të mirë në seks. Ata nuk duan të tregojnë me fjalë sa të mirë janë, por e tregojnë me vepra. Siç thotë edhe shprehja e vjetër popullore: “Qeni që leh nuk të ha”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco