Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Kujdes, WhatsApp kërcënohet nga një virus

Kujdes, WhatsApp kërcënohet nga një virus

01:59, 10/08/2018
A+ Aa A-

Një gabim në rrjetin social Whatsapp mund të fusë virus në celular përmes grupeve të formuara.

Alarmi ka të bëjë me mundësinë që të panjohurit të mund të futen nëpër bisedat kolektive, më pas mund të infektojnë telefonin me një virus.

Jo vetëm kaq: 'të infilturarit' mund të përdorin edhe vitrinën digjitale për të kryer mashtrime dhe çdo gjë që u shkon nëpër mend.

Sipas rrjetit Bufale.net, kërcënimi ka të bëjë më shumë me smartfonët Apple më shumë se ata Android dhe do jetë rrezik aktiv duke nisur që sot, më 9 gusht 2018.

Për momentin nuk ka asnjë koment nga Whatsapp rreth këtij rreziku të mundshëm. Gjithsesi, për të evituar një rrezik të tillë, më mirë të jemi të kujdesshëm, sidomos në krijimin e grupeve.

Kjo do sillte një problem shumë të madh për privatësinë e përdoruesve të WhatsApp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco