Nuk pranoi të bënte foto, fansi e bën për spital aktorin e famshëm turk

Nuk pranoi të bënte foto, fansi e bën për spital aktorin e famshëm turk

12:46, 21/07/2018
A+ Aa A-

Aktori i famshëm turk ka përfunduar në spital pasi është rrahur nga një fans i tij. E gjithë ngjarja erdhi pasi Nejat I?ler nuk pranoi të bënte një foto me fansin.

Nejat I?ler është një nga aktorët më të ndjekur turk. Me siguri ju kujtohet në filmin "Hakmarrja", ku luante përkrah aktores Beren Saat. 

Mirëpo fati nuk ka qenë në anën e aktorit të famshëm turk para disa ditëve kur ka përfunduar i rrahur keq nga një fans i tij, transmeton Shqiptarja.

Gjithçka erdhi si pasojë e refuzimit të aktorit, kur fansi në fjalë i kërkoi një foto. Kjo ka sjellë acarimin e burrit, i cili e ka rrahur shumë rëndë, aq sa aktori përfundoi në spital me plagë të shumta në fytyrë. Mediat turke bëjnë të ditur se I?ler po e merr veten, por ajo që përjetoi ishte vërtet e rëndë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco