Falënderon shokun për këshillat, preket nga kërkesa e tij e veçantë

Falënderon shokun për këshillat, preket nga kërkesa e tij e veçantë

22:42, 19/07/2018
A+ Aa A-

Na ndodh shpesh të jemi të dhënë pas angazhimeve tona, pas punës, pas rutinës së përditshme dhe nuk hedhim një sy pas për të kuptuar se çfarë në të vërtetë “e bën jetën tonë”.

Duke filluar nga njerëzit që na rrethojnë, nga familja, nga miqtë… nga ata që janë aty për ne dhe ne ndonjëherë ‘i harrojmë’!

Jemi aq të zënë sa harrojmë të marrim pak kohë për të falenderuar ata që janë pjesë e jetës tonë!

Pikërisht diçka të tillë e ka bërë një ndjekës i JOQ.al dhe mesazhi i tij është një këshillë për të gjithë!

Ai shkruan:

 “Përshëndetje JOQ, u mendova gjatë para se të shkruaj këtë mesazh. Sot kur po mendoja për gjërat që më bëjnë të lumtur dhe gjërat që kam kuptova se përveç familjes dhe miqve të vërtetë nuk kam asgjë tjetër. Po, se mund të kesh të gjitha paratë e botës, mund të kesh gjithçka materiale, por nëse nuk ke pasuri shpirtërore atëherë je vërtetë i varfër. Dhe mua më mjafton të jem i mbushur shpirtërisht… Ne mendojmë se disa persona do t’i kemi përgjithmonë, por harrojmë se as vetë nuk jemi të tillë. Harrojmë se pa ta ndoshta gjithçka do ishte ndryshe, e zymtë, ose jeta nuk do kishte kuptim, se kur je me njerëz të tillë ndodh të plotësosh njëri-tjetrin. Por duke qenë të zënë me punët tona, ne harrojmë t’i falenderojmë që janë pjesë e jona… dhe sot kur po kuptoja se kam huazuar shumë nga një mik i imi, i thash se e pranoj që nga ti kam mësuar shumë, duke përfituar kështu për ta falenderuar për këshillat e gjithçka. Por më duhet ta pranoj që përgjigja e tij më preku”

Dhe në fakt, përgjigja që ka marrë është me të vërtetë e tillë!

Nëse ndonjëherë më rritet mendja, të lutem ma thuaj! Më zbrit me këmbë në tokë dhe të jesh i sigurt se do ta bëj”

 “Kush ka një mik, ka një thesar” thotë një shprehje dhe është e vërtetë.

Të kesh një mik të mirë, do të thotë të kesh një zemër të madhe që të kupton në çdo moment.

Nëse tani ke hasur në një mik të vërtetë përqafoje fort jo vetëm me duar, por përqafoje me fjalë dhe tregoji se është pjesë e jetës tënde.

Miq të tillë që të gjenden afër gjithmonë, të kuptojnë, të keshillojnë, të qortojnë mbaji gjithmonë afër se ne kemi nevojë për kujdes edhe nga miqtë, e jo vetëm të pimë një kafe dhe të shikojmë punën tonë.

Një mik që të fal gabimet dhe sjelljet e pahijshme që bën ndaj tij, është mik i vërtetë.

Një mik që nuk largohet nga ti edhe atëherë kur ti i thua se nuk do ta shohësh, është mik i vërtetë.

Miqësia e tillë është frymëmarrja e jetës tënde.

Dijani vlerën miqve të vërtetë që janë të paktë, e jo atyre që janë të shumtë e që gjithçka është e kotë…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco