Zuckerber: Facebook është krijesa ime, nëse dikush duhet shkarkuar, ai jam unë

Zuckerber: Facebook është krijesa ime, nëse dikush duhet shkarkuar, ai jam unë

16:25, 19/07/2018
A+ Aa A-

Mark Zuckerberg nuk po shtyn askënd përveç vetes.

Shefi i Facebook thotë se nëse ka ndonjë person në rrjetin social e meriton të pushohet nga puna për shkak të fiaskos me privatësinë, e cila i kushtoi shumë kompanisë në besueshmërinë nga përdoruesit, personi duhet të jetë ai vetë.

‘Mendoj se është një çështje e rëndësishme, por platformën e krijova unë, kështu që nëse dikush duhet të pushohet për këtë, duhet të jem unë’, thotë Zuckerberg për Kara Swisher në Recode Decode podcast.

‘Dhe besoj se e rëndësishme është të sigurohemi që t’i ndreqim gjërat’.

‘Por, na thoni, ju nuk do ta pushoni veten në moment’, bëri shaka Swisher.

‘Jo tani gjatë këtij podcasti’, u përgjigj Zuckerberg. (Mos e prishni gjumin, aksionerë të Facebook.)

Mbetet e panjohur nëse është pushuar dikush për këtë çështje. Zuckerberg në prill tha se askush nuk ishte pushuar nga puna me sa dinte ai, por kjo ishte tre muaj më parë.

‘Këtë gjë e nisa unë. Unë e drejtoj. Dhe unë jam përgjegjës për atë çka ndodh këtu’, tha në atë kohë.

Zuckerberg pohoi se mendonte që Facebook ka bërë një punë të mirë me pastrimin e rrëmujës që kur çështja e Cambridge Analytica u bë publike në mars.

Facebook ka bërë një numër gjërash, përfshirë prerjen e lidhjeve me brokerët e informacionit, rishkrimin e kushteve të shërbimit dhe është në mes të auditimit të zhvilluesve palë e tretë që kanë akses në të dhënat e përdoruesve të Facebook.

‘Kjo, për mua, është një shembull që ‘ti gjykohesh për atë çka bën me një problem kur ai shfaqet’, tha Zuckerberg. “Dhe mendoj se në këtë rast kemi bërë gjërat e duhura dhe shumë prej tyre në të vërtetë i kemi bërë vite më parë për të parandaluar që kjo situatë të përsëritet’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco