BE gjobë rekord ndaj Google

BE gjobë rekord ndaj Google

14:32, 18/07/2018
A+ Aa A-

Google do të gjobitet me një rekord prej  4.3 miliard eurosh për sistemin operativ Android, sipas BBC.

Vendimi i Komisionit Evropian vjen pas një hetimi trevjeçar mbi pretendimet se strategjia e kompanisë kishte forcuar padrejtësisht dominancën e kërkimit. Gjoba do të konfirmohet në një konferencë shtypi më vonë në Bruksel. Kjo do të jetë gjoba më e madhe e dhënë nga rregullatori kundër një firme të vetme. Sidoqoftë, Google mund ta kundërshtojë vendimin.

Komisioni Evropian fillimisht nisi të vëzhgonte Android-in në prill të vitit 2015, pas një ankese nga Fairsearch – një grup tregtar që fillimisht përfshinte Microsoft, Nokia dhe Oracle midis anëtarëve të saj. Në atë pikë, Android kishte 64% të tregut të celularëve në Evropë, sipas firmës Statcounter. Që atëherë është rritur në 74%. Komisioni më pas bëri tre akuza specifike për sjellje anti-konkurruese, duke thënë se Google ishte, “duke kërkuar që celularët dhe prodhuesit tabletë të Android të vendosin motorin e kërkimit si parazgjedhje dhe të instalojnë paraprakisht naviguesin Chrome përpara se t’u lejojnë atyre të kenë akses në Play Store; duke parandaluar prodhuesit nga shitja e pajisjeve celulare të mundësuara nga sistemet operative rivale bazuar në kodin e hapur të Android; duke i dhënë prodhuesve të pajisjeve nxitje financiare për të ofruar shërbimin e vet të kërkimit si opsioni i vetëm i instaluar paraprakisht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco