Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Gatuani japrak me gjethe rrushi si ato të gjyshes. Receta

Gatuani japrak me gjethe rrushi si ato të gjyshes. Receta

11:27, 09/07/2018
A+ Aa A-

Tani është stina ku kanë lulëzuar gjethet e rrushit dhe është e lehtë që t’i gjeni ndaj mos hezitoni të gatuani japrakët e shijshëm.

Për këtë gjellë ju duhen:

Gjethe rrushi

2 gota uji oriz

4-5 qepë

3-4 domate (të grira me rende)

1 filxhan kafe vaj ulliri

1 lugë çaji rigon

1 lugë çaji piper i kuq

pak piper të zi.

pak kripë.

2-3 thelpinj hudhra

1 limon (i prerë në feta)

Pergatitja

Si fillim gjethet e rrushit i lajmë mirë dhe i ziejmë në një tenxhere deri sa t’i ndryshojë ngjyra që kishin më parë.

Gjatë kësaj kohe në një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe qepët e grira dhe i lëmë të skuqen pak për 3-5 min.

Më pas lajmë orizin dhe ia hedhim qepëve dhe i kauardisim.

Më pas shtojmë mbi to domatet dhe i lëmë 2-3 min dhe hedhim dhe erëzat e përmendura më lart. i kauardisim të gjitha dhe i shtojmë pak ujë sa të ziejë orizi dhe i lëmë që të ftohen.

Marrim gjethet e rrushit dhe i hedhim pak nga harxhi që kemi përgatitur dhe i mbledhim një nga një duke i rrotulluar dhe më pas i fusim me rradhë në një tenxhere.

Mbasi t’i keni vendosur në tenxhere hidhini sipër pak vaj, kripë, 2-3 thelpinj hudhra dhe një limon të prerë në feta shtrojani sipër.

Lart vendosni një pjatë dhe hidhini ujë të nxehte dhe lërini të ziejnë.

Ju bëftë mirë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco