Ushtrimet trupore mund ta mbrojnë trurin nga Alzheimeri

Ushtrimet trupore mund ta mbrojnë trurin nga Alzheimeri

14:29, 23/06/2018
A+ Aa A-

Shumë studime kanë treguar se ushtrimet kanë efekt të dobishëm në shëndetin e njeriut, ndërsa stili joaktiv i jetesës mund të shkaktojë lloje të ndryshme sëmundjesh, si sëmundjet kardiovaskulare ose kancerin.

Për përfitimet nga ushtrimet flitet vazhdimisht, ndërsa në favor të tyre shkon edhe një studim i ri në të cilin studiuesit kanë treguar se aktiviteti i rregullt fizik mund të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit të trurit sidomos kur bëhet fjalë për sëmundjen Alzheimer, transmeton koha.net.

Ky studim u krye nga ekspertë të Institutit Brain O'Donnell në Teksas, dhe u publikua në Journal of Alzheimer's Disease. Në hulumtim morën pjesë kryesisht pacientë të moshuar, gjithsej 81 prej tyre. 26 prej tyre kishin funksion normal kognitiv, 55 treguan shenja të hershme të sëmundjes Alzheimer si, për shembull, fillimi i humbjes së kujtesës ose dëmtimi kognitiv.

Për ta përcaktuar shkallën e shëndetit fizik, shkencëtarët e matën marrjen maksimale të oksigjenit gjatë ushtrimeve. Pastaj e skanuan trurin për matjen e funksionalitetit të materies së bardhë. Përveç kësaj, ata kryen teste të kujtesës dhe lloje të tjera të testeve kognitive për matjen e aktivitetit të trurit.

Sipas shkencëtarëve, çelësi gjendet në materien e bardhë, apo grupet nervore ose aksonet që gjenden në inde. Ata e vërejtën lidhjen mes mos-lëvizshmërisë dhe materies më të dobët të bardhë, ndërsa e gjithë kjo fliste për aftësi më të dobëta kognitive. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se ushtrimet e pakta e përshpejtojnë përkeqësimin e nervave të trurit, duke rezultuar në rënie kognitive.

Neurologu Kan Ding beson se ky hulumtim e mbështetë supozimin se ushtrimet mund ta përmirësojë shëndetin e trurit dhe ta ngadalësojnë procesin e plakjes.

Shkencëtarët thonë: "Ajo që është e keqe për zemrën është e keqe edhe për trurin tuaj." Ushtrimet mund të jenë një mënyrë e mirë për t’i ngadalësuar ose eliminuar efektet e Alzheimerit. Duhet të bëhen studime të tjera të ngjashme me këtë për ta gjetur mënyrën e duhur për ta parandaluar sëmundjen e Alzheimerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco