Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Të qenët egoiste në një lidhje bëri që marrëdhënia ime të funksiononte, letra e sinqertë e një vajze

Të qenët egoiste në një lidhje bëri që marrëdhënia ime të funksiononte, letra e sinqertë e një vajze

10:01, 22/06/2018
A+ Aa A-

Të qenët egoiste në një lidhje bëri që marrëdhënia ime të funksiononte, letra e sinqertë e një vajze 
Të qenët egoiste, ndoshta mund të mos jetë një vityt dhe një cilëse për të cilën njerëzit të mburren, por me vitet kupton që një njeri nuk duhet të dojë askënd më shumë se veten! Ju quajnë të ëmbël, të dashur, të mirë, e në fund çfarë bëjnë? E marrin për të mirëqenë që ti je gjithmonë aty, që do vendosësh nevojat e tyre mbi të tuat etj etj.. Përfundon duke investuar shumë për "gjysmën tjetër", dhe në fund asgjë nuk të kthehet. Kam mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe të qenët egoiste, bëri që lidhja ime aktuale të funksionojë mësë miri. Gjithçka kishte nisur shumë më herët para se unë të lidhesha.

Doja të zhvendosesha e të punoja në San Francisko, ëndërroja të isha një grua në karrierë dhe jo një shtëpiake me një punë me kohë të pjesshme. I dashuri im, ishte mjaft i lumtur me punën që kishte në qytezën ku jetonim dhe nuk donte të largohej për shkak të prindërve ! Më mbetej mua të zgjidhja për të dy ! Do të largohesha për të ndjekur ëndrrën time, me frikën se nuk do ta përballonim një lidhje në disatancë, apo të qëndroja me të. Për herë të parë, unë zgjodha veten. Megjithëse e dija se mund të vendosja lidhjen në rrezik ,rezultoi se ky vendim vërtet e forcoi marrëdhënien time dhe unë nuk kam absolutisht asnjë keqardhje. Ja pesë mësimet që mësova:

1. Ajo që është e thënë të ndodhë do të ndodhë 
2.Lumturia juaj qëndron mbi gjithçka ! Nëse vërtetë doni të bëni diçka mos bëni kompromise, për të cilat do të pendoheni në të ardhmen
3. Në rradhë të parë është "Unë" dhe jo "ne".
4. Askush nuk do ta marrë për të mirëqenë dashurinë e përkushtimin tuaj, por do të luftojë për ju ! Kështu do të kuptoni sa vleni për dikë
5. Ju dini vlerën tuaj, dhe po kështu ia bëni të qartë dhe partnerit juaj./ BURIMI YOURTANGO/ LIVING

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco