Vajza të dashuruara me boksin…

Vajza të dashuruara me boksin…

13:59, 21/06/2018
A+ Aa A-

Boksi është një sport burrëror, por janë edhe shumë femra që merren me këtë sport luftarak, madje edhe në vendin tonë.

Të ftuara në “Pasdite në Top Channel” ishin tre vajza, të cilat prej vitesh merren me boks. Ato treguan se si e kishin nisur karrierën, por edhe detaje interesante nga jeta e tyre si boksiere.

“Kam rreth 5 vite që stërvitem dhe tashmë e kam kthyer si profesion. E kam nisur me Kickbox. Është një mënyrë e mirë, pasi ka disiplinë dhe mban trupin në formë. Vetëm mustaqet të kanë ngelë pa dalë, më thotë babi”, thotë Joli Sino.

Ndërkohë, Kejsi Fejsolli tregon se është mbështetur nga prindërit e saj për ta vazhduar këtë sport. “Merrem vetëm me boks tashmë edhe pse e kam nisur me karate. Grushtin e kam më të rëndë. Babai më ka mbështetur shumë pasi e ka pasur pasion boksin edhe pse vetë ka qenë shtangist”.

Ndërkohë, Marielana Kaçani, e cila është edhe më e vogla, thotë se fillimi ka qenë i vështirë për të.“Ka qenë pak e vështirë në fillim. E kam pasur fiksim dhe kam vazhduar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco