Ky është momenti tronditës kur një turist u godit për vdekje nga një valë e madhe derisa po bënte foto me dy miq në Indi.
Sasikumar Vasan, 33, vdiq në aksident në Goa ndërsa dy turistët e tjerë mezi arritën të shpëtojnë, transmeton gazetametro.net
Tre turistët, që të tretë nga India, ishin duke bërë foto në bregun prej guri kur vala i goditi ata.
Dy prej tyre arritën të largohen në siguri, por shoqëruesi i tyre në udhëtim nuk shihej asku.
Në video, të tre miqtë shihen të ulur në një gur të madh derisa një person i katërt filmon nga distanca.
Një valë e madhe godet fuqishëm dhe gruaja në të pembe dhe një burrë në të zezë fluturojnë prapa. Burri dhe gruaja shpëtojnë pa u lënduar.
Megjithatë, shoku i tyre në të djathtë nuk e kishte të njëjtin fat.
© SYRI.net