Nëse nuk di ku të darkosh, këshillohu me horoskopin

Nëse nuk di ku të darkosh, këshillohu me horoskopin

17:22, 18/06/2018
A+ Aa A-

Na ndodh të gjithëve të mos kemi dëshirë për të gatuar, apo të duam të hamë jashtë me miq ose me njeriun e zemrës.

Por, kur vjen puna për të zgjedhur restorantin, është një sfidë më vete.

Ka nga ata që i kapin rëndësi sasisë së ushqimit, dikush cilësisë dhe ka nga ata që kanë 'merak' çmimin e faturës.

Bazuar në shenjën zoodiakale, Horoskopi na ndihmon për të zgjedhur vendin e duhur.

Dashi - Je një njeri i thjeshtë dhe për ty, më e rëndësishmja është shoqëria me të cilën do darkosh.

Nuk rri dot larg miqve të ty dhe arrin gjithnjë t'i tërheqësh nga vetja. Restorantet ku ti gjen veten janë pubet, sidomos ata ku serviret birrë artizanale, prodhuar në lokal.

Të pëlqejnë hamburgerët apo brusketat, të cilat do kesh mundësi t'i ndash ose shkëmbesh me miqtë me të cilët po darkon.

Demi - Për ty ushqimi është një 'çështje e rëndësishme' dhe kur del për të darkuar jashtë, synon si tek cilësia, ashtu edhe tek sasia që do konsumosh.

Nëse je nëpër qytete të cilat nuk i njeh, mund të ndodhë të hash vetëm dhe të zgjedhësh restorante që servirin pjata karakteristike vendase.

Për ty është e rëndësishme që ushqimi të shoqërohet me verë të një cilësie të mirë.

Binjakët - Je person me gusto elegante dhe zgjedh gjithnjë restorantet që janë tendencë në qytetin tënd, ku mund të kesh mundësi të miqësohesh me njerëz të rinj.

Mes të preferuarve të tu, janë restorantet japoneze, por mendon se po të shpenzosh ca më shumë, mund të zgjedhësh peshk të një cilësie më të mirë.

Duke qenë se shkon shpesh në të njëjtin lokal, çdo herë provon nga një pjatë të re dhe miqësohesh me të gjithë kamarierët.

Gaforrja - Ty nuk të pëlqen të hash jashtë sepse, për të lëvizur gjithë familjen tënde, duhet të organizohesh shumë kohë më parë.

Kur miqtë apo të afërmit e tu propozojnë të hani një darkë jashtë, shpesh ti propozon shtëpinë tënde për të darkuar dhe për këtë arsye ke nevojë për një shtëpi të madhe dhe të ngrohtë.

Nëse nuk ke dëshirë të gatuash, përsëri nuk del nga shtëpia, por porosit diçka me telefon.

Je e dashuruar me ëmbëlsirat dhe preferon t'i gatuash vetë ose dikush të cilit i beson.

Luani - Për ty, të darkosh jashtë, do të thotë të zgjedhësh një restorant ku gatuajnë pjatat e tua të preferuara, apo më saktë, ku gatuhet mish.

Restorantet ideale për ty janë 'steak house', të specializuar për bifteqe dhe mish në zgarë.

Nëse ke dalë për darkë, lumturohesh kur miqtë të lejojnë të zgjedhësh në menu edhe për ta.

Me mishin, nuk mund të mungojë një shishe verë e kuqe, e cilësisë së lartë, të cilën do të doje ta zgjidhje po ti.

Nëse e ke mundësinë, të pëlqen që edhe llogarinë ta paguash vet.

Virgjëresha - Të shkosh për darkë në restorant për ty mund të jetë shumë impenjative, sepse ke gjithnjë diçka për të thënë, për gjithçka: ajri i kondicionuar të jep bezdi, fëmijët në tavolinën ngjitur bëjnë shumë rrëmujë, çmimet në menu janë shumë të larta, apo cilësia e ushqimit lë për të dëshiruar.

Një zgjidhje e përshtatshme për ty mund të jenë bistrot, një restorant që ngjan më shumë si bar se si restorant, me çmime të pranueshme.

Për sa i përket pastërtisë, duhet të jetë absolute.

Peshorja - Ti je e dashuruar pas jetës sociale dhe organizon shpesh mbrëmje mes miqsh për të ngrënë darkë jashtë.

Je për t'u patur zili për zgjedhjet e restoranteve elegante dhe të rafinuara, me yje, që do të bëjë të dukesh mirë në sy të shoqërisë.

Nuk i kushton vëmendje vetëm paraqitjes tënde të jashtme, por edhe njerëzve të cilët janë ulur pranë tavolinës tënde.

Para një darke të rëndësishme, je e aftë të mësosh të gjitha rregullat e mirësjelljes (në disa raste, i di që nga fëmijëria).

Akrepi - Kur do, di të jesh shumë sociale dhe të pëlqen të organizosh mbrëmje zbavitëse me njerëz të cilëve u beson dhe janë të shtrenjtë për ty.

Preferon vendet jo shumë të ndriçuara dhe të 'ndriçojnë sytë' kur tavolina jote ka qirinj të ndezur.

Mes lokaleve të preferuar për ty janë restorantet meksikane, ku mund të shijosh kuzhinë pikante.

Pas ndonjë gote me sangria, mund edhe të flasësh për jetën tënde private.

Shigjetari - Nëse do të varej vetëm nga ty, do të dilje çdo darkë jashtë me miqtë, familjen ose partnerin tënd.

Të pëlqen të rrish ulur duke fjalosur dhe ngrënë, ndërkohë që dikush të shërbe pjatat në tavolinë, pa patur mendimin se kush do pastrojë pas darke.

Gjatë udhëtimeve të tua, ke provuar pjata të çdo lloji, por restorantet e tu të preferuar janë piceritë.

Ti ke përshtypjen që, para një pice të mirë, të gjithë bëhen më të këndshëm dhe më të sjellshëm!

Bricjapi - Kur bëhet fjalë për të darkuar jashtë, duhet patur parasysh tre faktorë shumë të rëndësishëm që të përkasin: nuk je shumë llupëse; shumë herë preferon të hash në vetmi, nuk do të shpenzosh shumë.

Kënaqesh me fast food, ku mund të hash shpejt një panine apo një copëz picë, duke shpenzuar pak nga koha jote dhe mbi të gjitha, pak nga paratë e tua.

Ke zakonin e mirë që shishen e ujit ta marrësh nga shtëpia.

Ujori - Duke qenë se do gjithnjë të dallosh nga masa, kur del jashtë për darkë, propozon gjithnjë vende ku mund të hash diçka ndryshe nga e përditshmja apo që mund të haet edhe në shtëpi.

Restorantet e tu të preferuar janë ata etnikë apo vegjetarian, sidomos nëse ke zgjedhur stilin e jetës 'vegan'.

Nuk ke frikë të eksperimentosh përbërës të panjohur për ty dhe inkurajon edhe miqtë të bëjnë të njëjtën gjë.

Peshqit - Në kuzhinë je shumë kapriçioze. Ka shumë ushqime që nuk të pëlqejnë, të tjera që të shkaktojnë alergji dhe të tjera akoma që do të gatuhen në një mënyrë specifike.

Preferon bufetë dhe aperitivët sepse të lejojnë të hash shumë gjëra të ndryshme në sasi të vogla.

Restorantet më të përshtatshme për ty janë lounge baret, ku mund të hash dhe pish me muzikë në sfond.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco