Partneri nuk më çon puthje, nuk thotë që më do, mos po më përdor vetëm për seks?

Partneri nuk më çon puthje, nuk thotë që më do, mos po më përdor vetëm për seks?

11:32, 16/06/2018
A+ Aa A-

E dashur Deidre,

Partneri im nuk vendos kurrë puthje në mesazhet e tij. Jemi së bashku prej tre vjetësh dhe më parë më thoshte se më donte. Tani nuk e thotë më asnjëherë.

Ai punon në ndërtim dhe është larg gjatë gjithë javës. Kur vjen në fundjavë, ende dëshiron seks, por druhem se nuk i pëlqej më.

Më dërgon mesazhe kur është larg, por pa puthje në fund.

Fundjavën e shkuar doja të darkonim jashtë, por ai më tha se kishte qenë një javë e lodhshme dhe thjesht donte të rrinte në shtëpi. Megjithatë, kur ramë për të fjetur donte të bënte seks.

Ai është 31 vjeç, unë 30. E dua, por po ndihem e përdorur.

Deidre përgjigjet:

Ai ndoshta nuk e kupton se sa shumë vlejnë për ty ato puthje në mesazhe.

Thuaja me qetësi që ato janë të rëndësishme dhe se trishtohesh që ai nuk të thotë më që të do.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco