Braktis shkollën, Mark Scheinberg themelon PokerStars dhe e shet 4.9 mld usd

Braktis shkollën, Mark Scheinberg themelon PokerStars dhe e shet 4.9 mld usd

12:01, 13/06/2018

Izraelito-kanadezi 44-vjeçar është beqar. Bashkë me babain themeloi kompaninë e basteve online. Është kanadezi i 8-të më i pasur dhe njeriu i 422-të më i pasur në botë.

Beqar. Simpatik. 44-vjeçar. 4.8 miliardë USD pasuri. Ky është Mark Scheiberg, izraelito-kanadezi që jeton në Isle of Man, një ishull me vetëm 58 mijë banorë midis Anglisë dhe Irland, duke qenë ai më pasuri, madje duke pasur më shumë para se GDP e ishullit për një vit.

Mark Scheinberg është kanadezi i 8-të më i pasur dhe njeriu i 422-të më i pasur në botë.

Mark Scheinberg u lind në Izrael (1973), dhe kur ishte 13 vjeç, ai u zhvendos në Kanada së bashku me familjen. Edhe pse ai hyri në kolegj, ai e la shkollën pas vetëm një viti, duke u futur në punë në industrinë turistike dhe më pas në atë kumarit online.

Mark Scheiberg është bashkëthemeluesi – bashkë me të atin e tij, programuesin e IBM Kanada, Isai Scheinberg – i kompanisë së lojërave online të kumarit, PokerStars, me të madhen në botë të këtij lloj me 50 milionë llogari kur u shit. Ai zotëronte dhe Full Tilt Poker.

E themeloi në vitin 2001 – kur ishte 28 vjeç- dhe e shiti atë më pas 4.9 miliardë dollar te Amaya Gaming Group e Kanadasë pas gjashtë muaj negociatash, duke përfituar 3 miliardë dollarë pasi zotëronte 75% të aksioneve të kompanisë Rational Group Ltd, që zotëronte PokerStars.

Aktualisht, Scheinberg është duke investuar në një projekt multimilionë dollarësh në prona të patundshme të quajtur Centro Canalejas Madrid  në Madrid, Spanjë, ku do të ketë edhe hotelin e parë në Spanjë të netuorkut “Four Seasons”.

Mark Scheinberg është kanadezi i 8-të më i pasur dhe njeriu i 422-të më i pasur në botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment