Këtyre shenjave të Horoskopit, mos bëni gabim tu dilni përpara kur janë me nerva

Këtyre shenjave të Horoskopit, mos bëni gabim tu dilni përpara kur janë me nerva

18:39, 10/06/2018
A+ Aa A-

Do ju sjellim shenjat e horoskopit, që duhet të tregoni kujdes kur janë me nerva.Sipas intv.al janë pikërisht 4 shenjat: demi, luani, akrepi dhe shigjetari . Sipas ekspertëve, do i keni punët keq, nëse i ngacmoni sidomos kur janë me nerva!

Demi

Demat njihen për durimin që kanë ndaj gjërave të ndryshme, por kur arrijnë limitin nuk duan t’ja dinë. Sipas intv.al demat e humbin kontrollin kur kanë arsye të vlefshme, pra duhet të ketë ndodhur diçka e rëndësishme. Thuhet se nuk qetësohen shpejt.

Luani

Luanët janë dramatikë dhe dominant. Kur janë të nevrikosur, ata besojnë se kanë të drejtë. Sipas intv.al luanët nuk kanë frikë të përdorin fyerjet, kur ata janë të zemëruar me dikë. Ata kurrë nuk do të pranojnë se zemërimin e kanë pasur të gabuar dhe do të refuzojë për të kërkuar falje. Kujdes, kur të inatosni një luan!

Akrepi

Akrepët dashurojnë të jenë të drejtë.Ata mbajnë mëri, dhe nuk e lënë diçka të kalojë pa u vënë re. Ata mund të jenë edhe agresivë kur janë me nerva, prandaj kini kujdes. Mos harroni, se një akrep mund t’ju mbajë inat edhe gjatë gjithë jetës.

Shigjetari

Shigjetarët nuk janë të rrezikshëm kur janë me nerva, por ata nuk lënë gjë pa ju thënë. Si një shenjë zjarri, ata shpërthejnë keq kur janë me nerva. Sipas intv.al pasi qetësohen shigjetarët kërkojnë falje, nëse e kuptojnë se e kanë ekzagjeruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco