Zbulohen fosilet më të vjetra të kafshëve në Kinë

Zbulohen fosilet më të vjetra të kafshëve në Kinë

09:21, 08/06/2018
A+ Aa A-

Gjurmët më të vjetra janë zbuluar gjatë gërmimeve që kryen shkencëtarët e Institutit të Gjeologjisë dhe Paleontologjisë në Nanjing dhe atyre të Universitetit amerikan të Virxhinias.

Hulumtimet e ekipit të ekspertëve janë kryer në tre zona pranë lumit Yangtze.

Supozohet se gjurmët në dy linja paralele i përkasin kohës mes 541-551 milionë vjet më parë.

Shkencëtarët supozojnë se gjurmët mund t'i përkasin paraardhësve të artropodëve ose krimbave.

Të dhënat u publikuan në gazetën "Sceince Advance".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco