A duhet të flini gjatë orarit të punës? Mësojeni tani

A duhet të flini gjatë orarit të punës? Mësojeni tani

17:04, 07/06/2018
A+ Aa A-

Anëtarët e Shtëpisë së Lordëve nuk kanë mundësi më që të “i pushojnë sytë” gjatë kohës sa janë në punë.

Pas disa rasteve që anëtarët e Shtëpisë së Lordëve kanë fjetur gjatë kryerjes së detyrës në stolat e kuq, Lord Taylor Holbeach, ka vendosur në qarkullim një lajmërim që ata duhet të qëndrojnë të zgjuar gjatë gjithë kohës sa janë aty. “Gjatë observimit në shtëpinë tonë është vërejtur që muajve të fundit, sjellja në këtë dhomë nuk është ashtu siç do të duhej të ishte” ai ka thënë në një e-mail.

Kur lordët i merr gjumi kjo bën që të gjithë të qeshim, por të fjeturit në punë është më e përhapur se sa që e mendojmë.

Kompanitë që kërkojnë nga punëtorët e tyre që të punojnë orë ekstra sikur kompanitë e fluturimeve u mundësojnë edhe vendet apo lehtësira për të fjetur.

Në shumë shtete, një sy gjumë është pjesë e ditës së punës. Dr. Zhongyan Zhang ka thënë se gjumi gjatë orarit të punës është pjesë e rëndësishme e punës në Qeverinë kineze.

Ata që punojnë në softëare, në agjencitë e reklamave apo në bankat investuese kanë filluar të instalojnë këtë në firmat e tyre dhe punën e tyre. Shefat e kompanive thonë se në këtë formë e rrisin mirëqenën e punëtorëve. Ata gjithashtu kanë thënë, pse të shkoni në shtëpi për të fjetur kur e ke një shtrat të rehatshëm në zyre.

Kjo strategji duket se po funksionon. Dr Alexandr Michel ka bërë një studim 9 vjeçar në investuesit bankar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo ka marrë vesh se shumë prej tyre që janë intervistuar se nuk e kanë problem të rrinë në punë gjatë natës.

Ata i kanë thënë asaj se të shkuarit në shtëpi ishte shumë më e vështirë. Do të thotë të takohesh me një partner të zemëruar, të merresh me punët e shtëpisë ose me të përballesh me boshllëkun. Në punë, njerëzit ishin të mirë me ta, dhe çdo gjë u ishte siguruar – përfshirë edhe një shtrat i rehatshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco