E keni gatuar gabim/ Ja si ta gatuani orizin në mënyrë perfekte që kur ta hani të ‘lëpini gishtat’

E keni gatuar gabim/ Ja si ta gatuani orizin në mënyrë perfekte që kur ta hani të ‘lëpini gishtat’

21:05, 06/06/2018
A+ Aa A-

Padyshim suksesi i gatimit të orizit në mënyrë të përsosur është lloji i tij.

Në tërë botën oriz Basmati njihet si cilësia më e mirë. Ka aromë të këndshme dhe është me kokrra të mprehta. Rekomandohet që të përdoret direkt nga pakoja, në të kundërt humbasim disa nga vlerat ushqyese të saj.

Rregulli numër 1 i orizit është të masim volumin

Asnjëherë nuk duhet ta teprojmë me masën e saj. Përdorni një lugë druri gjatë kavardisjes së saj me gjalpin. Lugët metalike nuk rekomandohen.

Tani më e rëndësishmja, e vetmja gjë që nuk duhet të bëni është ta nxisni atë!

Koha e gatimit të orizit është saktësisht 15 minuta dhe zjarri duhet të jetë mesatar. Nëse keni hedhur më shumë ujë seç duhet, atëherë orizi do të rezultojë i qullët dhe i pabërë.

Pas 15 minutash hiqet kapaku i tenxheres dhe vendoset një peshqir. E mbajmë të mbuluar deri në 20 minuta. Kjo do të absorbojë avullin e tepërt dhe do t'i mbajë kokrrat e thata dhe të ndara..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco