Pacientja vdes nga selikoni në të pasmet, ja ç'pëson mjekja e saj

Pacientja vdes nga selikoni në të pasmet, ja ç'pëson mjekja e saj

06:32, 06/06/2018
A+ Aa A-

Një grua e akuzuar për vrasjen e një pacienteje, të cilës i injektoi silikon në të pasme do të përballet me vendimin e gjykatës në korrik.

Donna Francis thuhet se ka bërë tre injeksione për Kelly Mayhew në bodrumin e shtëpisë së saj në Nju Jork në maj të 2015.

Pacientja 34-vjeçare pësoi një infeksion alergjik pas injeksionit të tretë, kur të pasmet iu frynë e morën ngjyrë lejla.

Producentja e televizionit që u përpoq të kontaktonte Francis nëpërmjet një shoqeje vdiq për pak minuta. Shërbimet e emergjencës arritën në vendngjarje dhe tentuan të bënin veprimet e ndihmës së shpejtë, por ishin shumë vonë për ta shpëtuar.

Francis u largua për në Londër ku u zbulua në dhjetor të 2017 duke punuar si shofere në një spital dhe tani do dalë para gjykatës. Silikoni është material që blihet në tregun e zi në Amerikë dhe përdoret për zmadhimin e përmasave të gjoksit apo të të pasmeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco