Kjo kompani ajrore do të nisë fluturimin më të gjatë në botë në tetor, do të zgjasë 19 orë

Kjo kompani ajrore do të nisë fluturimin më të gjatë në botë në tetor, do të zgjasë 19 orë

09:21, 04/06/2018
A+ Aa A-

Udhëtimi më i gjatë në botë do të rifillojë në muajin tetor, dhe do të zgjas gati 19 orë. Kompania ajrore Singapore Airlines deklaroi të mërkurën se ky udhëtim do të nisë nga qyteti i New York-ut, por nuk do të jetë në dispozicion për udhëtarët ekonomikë.

Udhëtimi i përditshëm, pa ndërprerje nga Changi Airport në Singapor në Aeroportin e Newarkut, 24 kilometra në jugperëndim të New York-ut,  do të mbulojë rreth 16,700 kilometra dhe do të zgjasë rreth 18 orë 45 minuta.

Udhëtimi më i gjatë deri tani është regjistruar nga Qatar Airways Flight 921 nga Auckland në Doha, i cili zgjat 17 orë dhe 40 minuta.

Fluturimi i Singaporit do të përdorë Airbus A350-900ULR me rreze të gjatë, në bordin e të cilit do të jenë 161 pasagjerë – 67 në biznes klas (business class ) dhe 94 në Premium ekonomi.

Linja ajrore ka fluturuar në një rrugë të ngjashme nga viti 2004 deri në vitin 2013, por e anulloi atë pasi nuk pati të ardhura.

Megjithatë, vendimi i saj i fundit vjen kur transportuesit kërkojnë burime të reja të të ardhurave në një mjedis konkurrues, ndërkohë që fluturimet me distanca të gjata shpesh bëjnë më shumë para se sa ato që kërkojnë ndalesa.

Kompania ka gjithashtu plane për një rrugë pa ndalesë nga Singapori në Los Angeles duke përdorur të njëjtin aeroplan./scan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco