Ky lajm është vetëm për beqarët/ Zgjidh një lule dhe mëso se kur do martohesh

Ky lajm është vetëm për beqarët/ Zgjidh një lule dhe mëso se kur do martohesh

23:11, 03/06/2018
A+ Aa A-

Jeni beqarë dhe me siguri po pyesni veten kur do të vijë dita që do martoheni? Bëni këtë test dhe zbulojeni. Mjafton të zgjidhni një nga lulet shumëngjyrëshe dhe në fund të lexoni rezultatin.

Lule 1: Nëse zgjodhe tulipanin ju jeni një person që përcillni energji pozitive, jeni i rrethuar nga miq, romantik, ju pëlqen të shijoni gjithçka që ju sjell jeta. Do martohesh mes moshës 21 deri 23 vjeç.

Lule 2: Nëse zgjodhe lulen margarita e verdhë ju e shikoni martesën shumë larg, por kjo me vitet do ndryshojë. Jeni person racional dhe dashuria do t'ju vijë atëherë kur nuk e prisni. Do martohesh mes moshës 35 dhe 40 vjeç.

Lule 3: Nëse zgjodhe hibiskun tregon se jeni një person në kërkim të lirisë, aventurave. Kjo lule simbolizon relaksin, bukurinë dhe që tërheq shumë fluturat e bletët, ashtu si ju tërhiqni njerëzit. Do të martohesh mes moshës 31 dhe 34 vjeç.

Lule 4: Nëse zgjodhe lulediellin tregon se jeni njeri shumë pozitiv, optimist shkruan Xing.al. Shikoni gjithmonë anën e mirë të gjërave, jeni kuriozë, përpara se të vendosni duhet të mësoni mundësitë. Me shumë gjasa do të martohesh mes moshës 27 deri 30 vjeç.

Lule 5: Nëse zgjodhe trëndafilin do të thotë se jeni shumë romantik, i dashur, besnik, i apasionuar, e dini çfarë doni në jetë. Jeni të gatshëm të filloni një familje në moshë të re prandaj do martohesh mes moshës 18 deri 20 vjeç.

Lule 6: Nëse zgjodhe lule qershin tregon se jeni një person i brishtë, i butë, rritja personale është shumë e rëndësishme për ju. Qershia simbolizon forcën, si fizike ashtu edhe morale. Do martohesh mes moshës 24 deri 26 vjeç.

Lule 7: Nëse zgjodhe buqetën do të thotë se e keni të vështirë të zgjidhni një partner, nuk besoni tek dashuria e përjetshme. Nga çdo marrëdhënie ju nxirrni një mësim se kush ju duhet vërtet në jetë. Buqeta tregon se një surprizë e papritur ju pret.

Lule 8: Nëse zgjodhe trëndafilin e vyshkur tregon se do ju duhet shumë kohë të gjeni dashurinë e vërtet. Nuk është kurrë vonë për të takuar dashurinë e jetës prandaj me gjasa do martohesh pas moshës 40 vjeç./Xing.al.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco