Rrëfimi i 23 vjeçarit +18/ E dashur më kapi duke bërë sek treshe dhe më ...

Rrëfimi i 23 vjeçarit +18/ E dashur më kapi duke bërë sek treshe dhe më ...

18:01, 01/06/2018
A+ Aa A-

Një djalë 23 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka tradhtuar të dashurën dhe ka bërë seks treshe me një shok dhe një vajzë që e ka njohur në një klub nate, por e dashura e tij e ka kuptuar, përcjell Bota sot.

Ai thotë se ata i ka fotografuar të zhveshur një nga shokët e tij dhe më pas ia ka treguar një shoqes së të dashurës, e cila më pas i ka treguar të dashurës së tij dhe ajo e ka braktisur.

Djali thotë se tani e di që ka bërë gabim dhe e ka kuptuar që i mungon dhe se ka qenë e vetmja për të.

Ai po ashtu nuk mund të pajtohet me faktin që ajo e ka braktisur, pasi këtë nuk e ka bërë asnjëherë asnjë femër tjetër dhe krenaria e tij është goditur.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e tij të plotë:

E dashura ime e pa fotografinë time duke bërë seks treshe dhe më braktisi. Tani e kuptoj se sa shumë më mungon ajo dhe se ka qenë e vetmja për mua.

Unë jam 23 vjet ndërsa ish e dashura ime 21. Ne filluam lidhjen para 8 muajsh dhe katërt muajt e parë ishin të mrekullueshëm.

Të dy kishim të njëjtin sens të humorit dhe seksi ishte për mrekulli. Unë po ashtu shkoja mirë me prindërit dhe miqtë e saj.

Unë kam shumë miq në punë dhe jashtë saj, si femra po ashtu edhe meshkuj dhe e dashura ime ka qenë shumë e pasigurt në lidhje me mua për ata, për shkak se është lënduar në të kaluarën.

Ajo donte që unë të qëndroja tek ajo tre net në javë por unë nuk kam qëndruar. Unë nuk doja të mungoja në jetën time sociale. Unë po e tradhtoja atë. Tani e di se kam bërë gabim.

Unë dhe shoku im bëmë seks treshe me një vajzë që njohëm në një klub nate. Një shok i imi na bëri një foto ne të treve të zhveshur dhe duke qeshur dhe ia dërgoi një shoku tjetër.

Fatkeqësisht ai ia tregoi atë një prej shoqeve të dashurës sime. Ajo i dërgoi mesazh të dashurës sime duke i thënë se unë po luaja me të dhe se do ta braktisja shumë shpejt. E dashura ime u çmend.

E dërgova atë në darkë që të justifikohesha por unë isha më shumë në telefon dhe ajo më tha se nuk është respekt. Ajo u largua në mes të darkës. Më vonë ajo më telefonoi dhe u pajtuam por mund të them se ajo ishte e mërzitur.

Më pas në vikend ajo shkoi me miq dhe u kthye të dielën dhe më braktisi.

Ajo më tha se ishte lënduar disa herë, se unë kisha shumë shoqe, se unë nuk do të ndryshoja dhe se ajo nuk donte që të lëndohej edhe njëherë më shumë.

Unë gjithmonë kam qenë i besueshëm dhe asnjë vajzë nuk më ka lënë më parë.

Ndihem i shkatërruar por ndoshta kjo më shumë për shkak të krenarisë dhe egos sime.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Ti dukesh se ke qenë i tillë që ke bërë një jetë vetëm duke thyer zemra. Tani të ka ndodhur ty dhe ti nuk mund ta besosh. Me siguri egoja juaj ka marrë një goditje.

E dashura jote ka arsye të madhe për tu larguar nga ti dhe ti ende nuk e ke kuptuar se ajo që ke bërë është gabim.

Nuk është krim të kesh shoqe por e dashura jote ka dhe pasiguri nga përvoja e mëparshme.

Por çdo vajzë dëshiron të ndihet e veçantë për djalin me të cilin është në lidhje, jo vetëm të jetë dikush në prapavijë të jetës së tij.

Ti mund ta kthesh dashurinë e saj nëse ke mësuar mjaftueshëm nga kjo përvojë dhe di si të sillesh në të ardhmen. Por mund edhe të jetë vonë për këtë lidhje. Ajo ndoshta nuk dëshiron të të japë një tjetër mundësi.

Në fund të fundit, të ndryshosh sjelljen do të të bëjë të shmangësh një përvojë të ngjashme në të ardhmen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco