Akuza të reja për Facebook

Akuza të reja për Facebook

11:23, 31/05/2018
A+ Aa A-

Facebook po përballet me akuza të reja, pas skandalit të rrjedhjes së të dhënave personale të Cambridge Analytica. Sipas padisë së bëra nga Qendra Evropiane e të Drejtave Digjitale, punonjësit e Facebook injoruan dispozitat e miratuara dhe manipuluan përmes njoftimeve të rreme përdoruesit e tyre që të pranonin me nxitim kushtet e tyre.

Akuzat u ngritën pas  një ankesë të një përdoruesi anonim të Facebook. Padia kundër Facebook Ireland Ltd thotë se kompania mashtroi dhe shtyu përdoruesit të pranonin termat dhe kushtet e reja për privatësinë e tyre.Nëse kjo akuzë do të provohet e vërtetë, kjo taktikë është kundër rregullave të reja të zbatuara me GDPR, Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.

Sipas ankesës, Facebook ka shkelur të drejtën e mbrojtjes së të dhënave në shumë mënyra:

E para duke kërkuar nga përdoruesi që të pajtohet me të gjitha termat dhe kushtet e reja të privatësisë në një dokument që lejon Facebook të shfaq reklama të targetuara dhe për këtë arsye mundëson që kompania të përpunojë të dhënat personale të përdoruesve për të përmbushur ky "detyrim" kontraktual.

Duke mos e bërë të qartë për përdoruesit se ata mund të mos i pranojnë kushtet dhe se ata kanë mundësi të fshijnë profilet e tyre. Për shembull, Facebook ka të qartë vetëm opsionin "Pajtohu" si një përgjigje ndaj ndryshimeve të reja, duke "varrosur" opsionet e tjera shumë më poshtë.

Facebook përdorte taktika për të detyruar përdoruesin të binte dakord me kushtet e reja duke bllokuar profilet e tyre nëse ata nuk pranonin deri më 25 maj, duke përdorur truket me mesazhe dhe njoftime. Sipas paditësve, truket që përdoren nga Facebook përfshijnë "dy pika të rreme të kuqe”, që tregojnë se përdoruesi ka mesazhe dhe njoftime që nuk janë të arritshme pa pëlqimin./respublica

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco