Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Valixhja e gabuar ndihmoi policinë për zbulimin e kokainës

Valixhja e gabuar ndihmoi policinë për zbulimin e kokainës

19:26, 19/05/2018
A+ Aa A-

Një person, i cili u paraqit si një turist aventure (backpacker – turistë që preferojnë të udhëtojnë me një çante të madhe shpine – shën. i përkth.) dhe ishte duke udhëtuar me një valixhe të madhe, u shfaq mjaftueshëm i dyshimtë për agjentët gjermanë të doganave, që e arrestuan për trafikimin e 10 kilogramëve kokainë.

Zyrtarët e doganave njoftuan sot se “jo vetëm zgjedhja e valixhes dukej e çuditshme për një turist aventure, por gjithashtu edhe vendet e planit të tij të udhëtimit dukeshin të dyshimta”.

“Kur shpuam bazamentin e valixhes së tij, një pluhur i bardhe doli jashtë”, tha zëdhënësja e doganave, Christine Strass.

E gjithë sasia ishte fshehur në një pjesë të sajuar të valixhes dhe në treg kap një vlerë prej 375 000 eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco