Si është, si duket dhe si ndihet realisht një penis i thyer

Si është, si duket dhe si ndihet realisht një penis i thyer

16:32, 16/05/2018
A+ Aa A-

Qarkullojnë shumë mite seksuale lart e poshtë, por penisi i thyer nuk është një prej tyre. Nuk ka kocka në penis, por fraktura penile është një dëmtim që ndodh në jetën reale.

Çfarë është ekzaktësisht një penis i thyer?

Si fillim mësoni çfarë ka brenda penisit: dy grupime indesh të quajtur corpus cavernosum që mbushen me gjak kur penisi kalon në ereksion. Forca që ushtrohet mbi penisin e ngrehur mund të prishë këto inde dhe gjaku fillon të qarkullojë edhe në anët e tjera të penisit. Nëse s’mund ta imagjinoni vizualisht, përfytyroni një salçiçe që këputet në mes.

Si ndodh thyerja e penisit?
Një penis mund të thyhet gjatë seksit të fuqishëm ose masturbimit. Gjatë penetrimit mund të ndodhë që penisi të perplaset me kockën pubike, ose në pozicione të caktuara siç është ‘doggy style’ kur penisi që penetron me shpejtësi, nuk futet në vaginë, por përplaset me perineumin. Frakturat e penisit janë të shpeshta dhe raportohen disa raste në vit.

Thyerja e penisit shoqërohet me një zhurmë të fortë, humbje të menjëhershme të ereksionit dhe dhimbje akute. Pas kësaj penisi mund të enjtet dhe të nxihet dhe viktima mund të urinojë gjak. Nëse ndjeni simptoma të tilla, vraponi tek doktori.

Për fatin tuaj të mirë, një penis i thyer mund të kurohet plotësisht, por në pjesën më të madhe të rasteve është e nevojshme një ndërhyrje. Pas ndërhyrjes mund të bëni seks sërish pas gjashtë apo 8 javësh, me shpresë se nuk do të bëni sërish seks si të çmendur dhe ta thyeni prapë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco