Si ndryshon trupi i femrës pas të 40-ve, 5 ndryshimet që duhet të njohë çdo grua

Si ndryshon trupi i femrës pas të 40-ve, 5 ndryshimet që duhet të njohë çdo grua

14:55, 25/04/2018
A+ Aa A-

Diku pas të 40-ave, do ta gjeni veten duke vënë syze, kështu mund të lexoni apo të futni më shpejt perin në gjilpërë. Por zonja, ky është vetëm fillimi. Me afrimin e menopauzës, trupi dhe mendja fillojnë të pësojnë një sërë ndryshime, shumë prej të cilave mund të shkaktojnë acarim, parehati apo edhe dhimbje. E keqja është se gratë nuk i ndajnë këto shqetësime me të tjerët por preferojnë të vuajnë në heshtje. Edhe pse mund të mos ndiheni mirë për ndryshimet që po përjetoni, të dini se çfarë ju pret dhe si mund ta përballoni do t’ju ndihmojë të lehtësoni çfarëdolloj ndjesie të pazakontë. Më poshtë mund të gjeni 8 ndryshime që pëson trupi pas të 40-ave.

1.Harroni shpejt: Nëse jeni treguar shumë harraqe këto kohët e fundit, mos u shqetësoni. Me afrimin e fazës së menopauzës, fillon të bëhet gjithmonë e më e zakonshme harresa. Një jetë shumë e ngarkuar gjithashtu mund të kontribuojë. Të gjithë ne në momente të caktuara harrojmë. A do të thotë kjo që të gjithë po vuajmë nga alcajmeri? Jo. Do të thotë vetëm që jemi shumë të ngarkuar.

2.Humbja e kontrollit të fshikëzës: Shtatzënia, lindja e fëmijës dhe menopauza, të gjitha mund të kontribuojnë në humbjen e kontrollit të fshikëzës tek gratë. Nevoja për të dalë shpesh në tualet dhe rrjedhja me raste që ndodh kur kolliteni, teshtini ose qeshni prek rreth 40% të grave mbi 40 vjeç.

3.Ju bien flokët: Gjatë gjithë jetës kemi rritje të rënie të flokëve. Por, falë ndryshimit të hormoneve, me afrimin e menopauzës fillojnë të bien edhe flokët.

4.Mund të përjetoni afshe të nxehta, për një dekade: Mbi 80% e grave përjetojnë afshe të nxehta gjatë menopauzës, dhe studimet sugjerojnë se për disa gra, nxehtësia mund të zgjasë 7-11 vjet.

5.Dëshira për seks mund të venitet: Problemet seksuale gjatë moshës së mesme janë të zakonshme dhe përjetimi i dhimbjeve gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale nuk është arsyeja e vetme përse disa gra nuk kanë më dëshirë për të kryer marrëdhënie. Stresi është faktori kryesor përse gratë kanë humbje interesi./Burimi ''Shëndeti"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco