Habia: Posta i sjell me pako 20 pasaporta amerikane!

Habia: Posta i sjell me pako 20 pasaporta amerikane!

08:32, 25/04/2018
A+ Aa A-

Një grua e cila kishte porositur një shampo përmes internetit, është shtangur kur ka hapur pakon me 20 pasaporta të reja amerikane.

Nicole Mitchell, 46-vjeçare, nuk mund t’u besonte syve kur hapi pakon e DHL që në vend të shamposm përmbante dokumente të ndjeshme të cilat po i priste ambasada amerikane, raporton Daily Mail.

Mitchell telefonoi policinë që i kishte këshilluar hedhjen e 20 pasaportave në shportë, para se të vinte një zyrtar policor për të hetuar rastin.

"Është thyerje e sigurisë – terrorizëm në çdo pjesë të botës –  ëse ato do të binin në duart e një terrorist. Isha e frikësuar sepse askush nuk jepte sqarime. Besoj se ky është rast serioz”, tha ajo.

Zyrtarët e postës së shpejtë DHL i thanë asaj se pakoja me pasaporta ishte nënvizuar me llojin e porosisë që kishte bërë ajo për shampon 35 prej  funtesh.

Pasaportat janë marrë nga stafi i ambasadës amerikane në veri-perëndim të Londrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco