VIDEO/ Pamje të mahnitshme/ Mega jahti i inspiruar nga një kanoe, i gjatë sa një ...

VIDEO/ Pamje të mahnitshme/ Mega jahti i inspiruar nga një kanoe, i gjatë sa një ...

14:47, 24/04/2018
A+ Aa A-

I gjatë 115 metra dhe me një dizajn të frymëzuar nga forma e një kanoe të lashtë, duke ju referuar atyre që përdoreshin nga banorët e Hawai-it, Tonga-s dhe Samoa-s, “Tuhura” është një prej koncepteve të fundit të mega jahteve paraqitur në Dubai International Boat Show.

Projektuesi dhe areduesi Achille Salvagni ka përzier tradicionalen me bashkëkohoren. 

Forma e një kanoe të vjetër fsheh një numër të teknologjive moderne të përdorura: për shembull, dritaret horizontale të skafit janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të parandalojë shikimin nga jashtë brenda, por ende të lejojë mysafirët në bordin e skafit të shijojnë një pamje pa ndërprerje të deti, si një pllakë qelqi normal.

Pamja e brendshme është aq mbresëlënëse sa dhe ajo e jashtmja.

Dekorimi i brendshëm është ndikuar nga ishujt e Paqësorit dhe Azisë Lindore. Në bord ka edhe një dhomë kinema 360 gradë shkallë, një pishinë termike në tarracë.

“Tuhura” , vjen nga një bashkëpunim midis kompanive Oceanco dhe Lobanov Design, duke qenë se është një koncept, nuk ka çmim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco