FOTO/ Gjobitet 500 dollarë për një mollë

FOTO/ Gjobitet 500 dollarë për një mollë

10:03, 24/04/2018
A+ Aa A-

Një grua thotë se ka marrë gjobë 500 dollarë nga agjensia doganore e SHBA pasi gjate kontrollit në aeroport  i është gjetur një mollë në çantën e saj.

Kristal Tadlock ishte duke udhëtuar me kompaninë  Delta Air Lines nga Parisi për në SHBA, kur i është gjetur molla.

Ajo tha se mollën e kishte kursyer  nga ushqimi që ka marrë në avion për udhëtimin tjetër për në Denver.

Dogana e SHBA dhe Patrulla e Kufirit nuk kanë komentuar rastin, por thanë se të gjitha artikujt bujqësorë duhet të deklarohen.

Ajo postoi një foto në Twitter një qese plastike dhe kutinë e cila përmbante frutën ne feta, me hashtagun "#anappleadaydoesntkeepcustomsaëay".

Kur molla u gjet, Tadlock i tha agjentit të doganës se ajo e kishte marrë nga kompania ajrore dhe e kishte pyetur nëse duhej ta hidhte apo ta hante por në vend të përgjigjes, agjenti i kishte dhënë në dorë një gjobë 500 dollarëshe.

“Ai më pyeti nëse udhëtimi im në Francë, kishte qenë i shtrenjtë. Dhe unë iu përgjigja: Po…por nuk e dija përse ma bëri atë pyetje deri sa më tha…do të bëhet akoma më i shtrenjtë pasi të të gjobis me 500 dollarë”, është shprehur ajo.

Zëdhënësi i Delta Air Lines tha për CBS Denver se "ne i inkurajojmë klientët tanë të ndjekin rregullat e dogana”.

"Molla në fjalë ishte pjesë e një vakt në fluturim që duhej të konsumoheshin në avion", shtoi Delta.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco