Këto shenja Horoskopi kanë gjithmonë para në xhep

Këto shenja Horoskopi kanë gjithmonë para në xhep

20:38, 23/04/2018
A+ Aa A-

Shenjat e tokës janë ato të cilat kanë një qëndrueshmëri financiare më të lartë. Ndryshe nga 9 shenjat e tjera, që shpesh e gjejnë veten në kushte jo të favorshme ekonomike, Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi, arrijnë të kursejnë.

Demi

Personat e shenjës së demit janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për asnjë lloj mjeti për të bërë llogaritë. Ata e kanë gjithçka të programuar në kokën e tyre. Demët nuk bëjnë shpenzime të kota. Arrijnë të kursejnë për shkak se janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave. Nuk rrezikojnë asnjëherë të mbeten pa para.

Virgjëresha

Marrëdhënia mes një Virgjëreshe dhe parasë është utilitare. Virgjëreshat e përdorin paranë, por edhe paraja e përdor Virgjëreshën. Nuk bëjnë shpenzime të mëdha për veshje apo udhëtime. Për shkak të natyrës së tyre detajiste, ata nuk bien në kurthin e blerjeve të tepërta në rastet kur ka ulje çmimesh. Ata kursejnë shumë, por kënaqin edhe nevojat e tyre të momentit.

Bricjapi

Bricjapët janë një ndër shenjat më punëtore. Qëndrojnë gjithmonë me këmbë në tokë dhe i pëlqen të analizojë risqet që mund t’i kanosen. Punojnë gjithmonë fortë dhe mendojnë për ditë të vështira. Nuk bëjnë shpenzime të kota për gjëra pa vlerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco