Doni të dini të ardhmen tuaj? Zbulojeni tani

Doni të dini të ardhmen tuaj? Zbulojeni tani

18:38, 21/04/2018
A+ Aa A-

Kujdesu për gjërat e vogla, ndërsa gjërat e mëdha do të kujdesen për vetveten. Dikur moti, ka jetuar një njeri i cili ka besuar që mund ta parashikojë fatin duke shikuar yjet. E ka quajtur veten astrolog dhe i ka kaluar netët duke i shikuar yjet.

Një natë ecte përgjatë një rruge të hapur, jashtë fshati. Shikimin gjatë gjithë kohës e kishte drejtuar tek yjet.

Në një çast kishte menduar që kishte parë se fundi botës ishte afër, dhe, përnjëherë, bie në një gropë plot baltë dhe ujë.

E gjeti veten në ujë të turbullt që i arrinte madje deri tek veshët dhe si i tërbuar gërvishte skajet e rrëshqitshme të brendisë së gropës, në përpjekje për të dalë nga ajo.

“Shtiresh që mund të shohësh të ardhmen duke shikuar yjet, por nuk ke arritur të shohësh se çfarë ke para këmbëve! Kjo do të mund të të mësojë për atë që t’i kushtosh paksa më shumë kujdes asaj që gjendet para teje dhe të lësh të ardhmen që të kujdeset për gjërat e tjera”.

Një fshatar tjetër i tha: Çfarë dobie ke nga ajo që parashikon të ardhmen me ndihmën e yjeve, kur nuk je në gjendje të shohësh se çfarë ka në tokë?”

Kujdesu për gjërat e vogla, ndërsa të mëdhatë do të kujdesen për vetveten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco