Kurrë mos e bëni këtë pyetje gjatë një interviste pune

Kurrë mos e bëni këtë pyetje gjatë një interviste pune

20:42, 20/04/2018
A+ Aa A-

Balanca jetë-punë nuk është një temë që duhet hapur gjatë një interviste”, thotë Barry Drexler, një ekspert intervistimi i cili ka kryer më shumë se 10,000 intervista.

Megjithëse punëdhënësit thonë se duan t’i japin përparësi jetës së tyre personale, ai thotë se është e gjitha thjeshtë një fjalë goje.

Këshilla e tij? Kurrë mos diskutoni në një intervistë pune rreth balancë jetë punë.

“Kompanitë flasin për të pasur një balancë jetë-punë”, por në fund ata duan të punoni për të sa më shumë të keni mundësi me kapacitet të plotë thotë Drexler, i cili ka mbi 30 vjet eksperiencë në fushën e burimeve njerëzore në kompani të njohura si Lehman Brothers dhe Lloyds Banking Group.

Kur ju i shprehni në një intervistë pune menaxherit tuaj se ju jeni të gatshëm të punoni vetëm gjatë orarit 9 me 5 dhe pas këtij orari nuk doni të dini më asgjë në lidhje me punën atëherë të jeni të sigurt se nuk do ta merrni kurrë atë vend pune.

Personi që po ju interviston me siguri do të vërë një shënim anës fletës “9 me 5” dhe sigurisht që shanset që ju të punësoheni pas këtij shënimi janë shumë të pakta.

Të gjithë duan që të kenë një punë 9 me 5 dhe pas orës 5 të fikin gjithçka dhe të mos mendojnë më për punën por këtë nuk duhet ta shprehni me zë të lartë sidomos para punëdhënësit tuaj. /SCAN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco