Si të përgatisni kremin kundër diellit me përbërës natyralë

Si të përgatisni kremin kundër diellit me përbërës natyralë

12:10, 20/04/2018
A+ Aa A-

Kremi kundër diellit rekomandohet të jetë me faktor mbrojtës mbi 30 gjatë ditëve të nxehta, në mënyrë që të parandalohet jo vetëm djegia e lëkurës nga rrezet UVB, por dhe krijimi i qelizave kancerogjene nga ato UVA.

Kremi duhet aplikuar rreth 30 minuta më parë, pasi kjo është koha që rekomandohet nga dermatologët për një mbrojtje të efektshme përpara se të ekspozohemi në diell.
Disa njerëz e blejnë të gatshëm kremin e plazhit, ndërsa të tjerë kanë dëshirë ta përgatisin vetë. Edi Gogu bën pjesë në grupin e dytë, pasi nuk dëshiron që familja e saj të përdorë një produkt me kimikate.

Ja cilët janë përbërësit e kremit të plazhit që përdor Edi Gogu dhe familja e saj:
» Vaj kokosi » Gjalpë shea » Gjalpë kakaoje » Aloe vera xhel » Dyllë blete » Vaj susami » Vaj lini » Vaj bajamesh » Vaj avokado » Vaj jojoba » Vaj balsami » Vaj mëllage » Vaj makadamia » Vaj esencial livande

Sigurohuni që kremin e trupit dhe të fytyrës ta aplikoni çdo dy orë! Flokët gjithashtu kanë nevojë për përkujdes në plazh. Mund të aplikoni një përzierje vajrash, të cilat i mbrojnë flokët nga rrezet e diellit dhe nga uji i detit apo i pishinës.
Edi përgatit këtë përzierje vajrash:
» Vaj kokosi » Vaj lini » Vaj lajthish » Vaj të farës së zezë » Vaj livande » Vaj kamomili !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco