Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ndikon prezervativi në kualitetin e orgazmave? Zbuloni dilemën

Ndikon prezervativi në kualitetin e orgazmave? Zbuloni dilemën

22:46, 19/04/2018
A+ Aa A-

Nuk keni nevojë të turpëroheni, orgazmat janë pjesë po aq normale e shëndetit të femrës sikurse edhe higjiena orale. Më poshtë iu rendisim disa fakte rreth orgazmës.

1. Orgazmat mund të zbusin dhimbjet

Është e dëshmuar shkencërisht se orgazmat mund të zbusin dhimbjet sikurse artritisi, dhimbjet pas operacionit kirurgjik madje edhe dhimbjet gjatë shtatzënisë. Kjo gjë ndodh kështu për shkak të tajitjes së hormonit oksitocinë, i cili krijon lidhjet emocionale, relaksimin dhe ndjenjat tjera pozitive.

2. Përdorimi i prezervativit nuk ndikon në kualitetin e orgazmës

Femrat e ndjejnë orgazmën pavarësisht përdorimit të prezervativit, gjë që e anulon mitin se seksi me kondomë nuk është i mirë. Në fakt, kondorët ndihmojnë që çifti të zgjasë seksin për ca sekonda shtesë dhe që mos të brengoset për ejakulimin brenda vaginës së femrës.

3. 30 përqind e femrave e kanë të vështirë arritjen e orgazmës

Sipas disa studimeve, 1 në 3 femra ka vështirësi në arritjen e orgazmës ndërsa 80% e femrave e kanë të vështirë të arrijnë orgazëm vetëm nga penetrimi vaginal, ndaj edhe stimulojnë klitorisin.

4. Gjetja e “pikës G” do të rrisë gjasat e arritjes së orgazmës

Sipas Ernst Grafenberg, një gjinekolog gjerman që ka zbuluar “pikën G” në vitet e 50, pika G është një përfundim i nervave brenda gjenitaleve femërore. Mirëpo studimet e fundit janë me rezultate të ndryshme: disa pohojnë se kanë gjetur atë pikë, disa të tjerë kanë mohuar ekzistencën e saj. Edhe nëse do të ekzistonte, gjetja do të ishte tejet e vështirë për shkak se organizmi i secilës femër është unik.

5. Orgazmat përmirësohen me moshën

Sigurisht që shumë gjëra përkeqësohen me moshën mirëpo orgazma juaj në fakt mund të përmirësohet në kualitet. Shembull, 61% e femrave të moshës 18-24 kanë përjetuar orgazëm gjatë herës së fundit që kanë bërë seks, 65% e femrave në të 30-at, 70% e femrave të moshës 40-50, gjë që tregon se me moshë gjasat për të pasur orgazëm janë më të mëdha pasi jeni më me përvojë dhe keni më tepër vetëbesim.

6. Femrat që eksperimentojnë në krevat kanë gjasa më tepër për orgazëm

Nëse keni vështirësi në arritjen e orgazmës, provoni pozita të ndryshme pasi ndryshimi i pozitave ndikon që të arrini orgazëm më kualitative. Shembull, seksi oral i kombinuar me atë vaginal mund të shtojë mundësinë e arritjes së orgazmës.

7. Vetëbesimi seksual mund të ndikojë në kualitetin e orgazmës

Studimet tregojnë se vetëbesimi i femrës për trupin e saj është i lidhur me kualitetin e orgazmës së saj. Jo të gjitha vaginat kanë pamje perfekte, ndaj nuk duhet që të kompleksoheni me pamjen e saj, mjafton mos të keni infeksione, shkarkime anormale dhe probleme të tjera.

8. Ekziston një “zbrazëti” orgazmike

Një numër i konsiderueshëm i femrave kanë treguar se ndonjëherë e kanë të pamundur arritjen e orgazmës ndërsa kjo gjë tek meshkujt është shumë e rrallë. Teksa 85% e meshkujve mendojnë se partneri i tyre ka arritur orgazëm, shifra reale është 64%.

9. Në raste të rralla, orgazma mund të shkaktohet pa stimulim të gjenitaleve

Të gjithë kemi dëgjuar për rastet kur femrat kanë kaluar në orgazmë duke qenë ulur në autobus apo duke u masazhuar, dhe kjo gjë nuk është më e çuditshme. Ekspertët thonë se ky fenomen është tepër i rrallë dhe ndodh për shkak të rritjes së aktivitetit fizik me çka rritet rrjedhja e gjakut në gjenitale apo për shkak të vibrimeve apo kontaktit me klitorisin.

10. Për shumicën e femrave, orgazma ka nevojë për kohë…

Shumica e femrave kanë nevojë për më tepër kohë se partnerët e tyre për të arritur orgazmën, gjë që është tejet normale. Në fakt, sipas studimeve, femrave u duhet 20 minuta aktivitete seksuale për të arritur klimaksin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco