Facebook censuron lajmet që doni të shihni, por ja si mund ta parandaloni këtë gjë

Facebook censuron lajmet që doni të shihni, por ja si mund ta parandaloni këtë gjë

15:38, 16/04/2018
A+ Aa A-

Administratori i Facebook Mark Zuckerberg doli para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan kur praniu se Facebook e alternon algoritmin e tij për të ndaluar një kategori fjalësh. Marsha Blackburn (PR-Tennessee) e pyeti Zuckerbergun nëse Facebook manipulon subjektivisht algoritmet për të favorizuar apo censuruar lirinë e shprehjes.

Mark Zuckerberg u përgjigj se “nuk mendojmë se ajo që po bëjmë është censurë e shprehjes, mendoj se ka lloje përmbajtjesh, si terrorizmi, për të cilin mendoj se jemi të gjithë dakord që nuk e duam në shërbimin tonë, kështu që kemi krijuar një sistem që i identifikon dhe e heq atë përmbajtje dhe për këtë gjë jemi shumë krenarë”.

Blackburn iu kthye: “po të them diçka tani, ‘Diamond and Silk’ nuk është terrorizëm”. (Diamond and Silk është faqja në Facebook dhe emrat profesionalë të Lynnette Hardaway dhe Rochelle Richardson, janë dy motra nga North Carolina, videobloggere dhe personalitete të medias sociale, që flasin për njëanshmërinë e medias, gjepurave të politikës dhe taktikave politike që janë bërë të mërzitshme për amerikanët. Ato e shpallin veten si “mbështetëset më besnike të Presidentit Donald Trump dhe më të hapurat në shprehjen e asaj që mendojnë”, shkruan SYRI.net.

Kjo i bën përdoruesit e Facebook të pyesn nëse platforma e medias sociale fsheh qëllimisht përmbajtje nga kategoria e lajmeve.

Në të vërtetë, ashtu vepron. Kohët e fundit Facebook ka nisur rankimin e “burimeve të besueshme” të lajmeve, siç e ka bërë të ditur vetë Zuckerberg në një postim të tijin, për më lajme më të pakta në numër por të një cilësie më të lartë. “I kam kërkuar skuadrës së prodhimit të bëjnë të mundur që t’u japin përparësi lajmeve të besueshme”.

Pavarësisht mesazheve të Zuckerbergut, media e establishmentit dhe outletet e së majtës ekstreme kanë pasur shtysë të madhe në Facebook, ndërsa botuesit e pavarur kanë rënie.

Atëherë, si munden lexuesit të lejojnë shfaqjen e lajmeve që duan të shohin në profilin e tyre? Udhëzuesi i mëposhtëm tregon si të siguroheni që lajmet nga faqet tuaja të preferuara të shfaqen të parat në newsfeed:

Klikoni shigjetën e drejtuar poshtë në butonit të njoftimeve në krye të faqes:

Image

Klikoni “News Feed Preferences”:

 

Image

Kjo do të nxjerrë një faqe preferencash, zgjidhni “Prioritize who to see first”:

Image

Pasi të bëni këtë, zgjidhni “pages only” nga kutia gri, lart majtas, dhe zgjidhni publikuesit apo faqet tuaja të preferuara:

Image

Vetëm kaq ju duhet për t’u siguruar që t'i jepni përparësi përmbajtjes që dëshironi në kanalin e lajmeve. Kjo është mënyra më e mirë për lexuesit për të luftuar algoritmin e njëanshëm të përzgjedhjes së lajmeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco