Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

A duhet të bëni seks në mëngjes? Ja çfarë thonë studiuesit

A duhet të bëni seks në mëngjes? Ja çfarë thonë studiuesit

06:10, 13/03/2018
A+ Aa A-

Të bësh seks në mëngjes është mjaft e shëndetshmë. Të një mendimi të tillë janë edhe disa studiues zviceranë. Seksi i mëngjesit ka shumë të mira shëndetësore sipas tyre.
 

Ja cilat janë dobitë shëndetësore që sjell:

Rrit pjellorinë - Seksi i mëngjesit përmirëson kualitetin e spermës dhe rrit pjellorinë tek femrat, ka treguar hulumtimi i klinikëss për fertilizim artificial në Syndey. Sipas saj me ejakulim të rregullt në mëngjes kualiteti i spermës përmirësohet për 12 për qind, çka rrit shanset për fekondim të suksesshëm.

Pastron tenin dhe forcon eshtrat - Orgazma gjatë seksit të mëngjesit nxit lirimin e kimikateve që rrisin nivelin e estrogjenit në trup. Për këtë arsye vjen deri përmirësimi i qarkullimit dhe reduktimi i nivelit të testosteronit, çka reflekton në gjendjen e lëkurës dhe flokëve. Kështu, seksi i mëngjesit me të vërtetë u jep shkëlqim të veçantë njerëzve, kanë përfunduar shkencëtarët nga Universiteti në Ëisconsin.

Redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës - Seksi në orët e mëngjesit disa herë në javë mbron shëndetin e zemrës, në veçanti te meshkujt, ka treguar studimi 10-vjeçar i Universitetit në Belfast me më shumë se 1000 njerëz. Përveç që shërben si ushtrim i mirë, seksi i mëngjesit redukton nivelin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili rrit rrezikun nga infarkti dhe nga ngushtimi i enëve të gjakut.

Forcon imunitetin - Prodhimi i imunoglobinës A është më i madh gjatë seksit të mëngjesit se sa seksi në cilëndo pjesë tjetër të ditës. IgA janë antitrupa që shërbejnë për mbrojtjen e organizmit nga infeksionet, ndërsa njerëzit që rregullisht bëjnë seks në mëngjes kanë edhe deri në 30 për qind nivel më të madh të IgA në gjak, ka pohuar studimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco